Albspirit

Media/News/Publishing

Delegacioni turk në SHBA kërkon ekstradimin e Gulen

Një delegacioni i Ministrisë së Drejtësisë të Turqisë, i udhëhequr nga ministri i Drejtësisë ka mbërritur në SHBA, ku ka kërkuar nga Uashingtoni ekstradimin e Fetullah Gulen.

Sipas mediave turke delegacionet e dy vendeve kanë zhvilluar një bisedë të gjatë në lidhje me këtë çështje.

Turqia ka kërkuar vazhdimisht nga SHBA ekstradimin e klerikut turk Fetullah Gulen, pasi presidenti Rexhep Taip Erdogan e akuzon për grushtin e shtetit, të ndodhur një vit më parë.

Ministri i Drejtësisë së Turqisë, ditën e hënë realizoi një takim me sekretarin amerikan të drejtësisë Jeff Sessions në lidhje me çështjen për ekstradimin e Gulen.

Please follow and like us: