Hall mbi halle, vajza nuk gjen dot të dashur se është shumë e bukur
Një vajzë, e cila pranon se ka qenë e pafat në dashuri, thotë se nuk mund të gjejë një të dashur pasi është shumë e bukur.
Cherelle Neille, 26 vjeçe, nga Manchester, Angli, thotë se bukuria e saj është një mallkim, pasi kandidatët potencialë për të dashur e shohin atë vetëm si bukuroshe për ta mbajtur në krah dhe për të shitur mend para shokëve të tyre.
Sipas saj, vajzat e thjeshta e kanë shumë të lehtë të gjejnë një të dashur e të kenë një lidhje të suksesshme.
Cherelle thotë pamja e saj i frikëson meshkujt, të cilët në shumicën e rasteve mendojnë se ajo nuk ka një personalitet të mirë.
Please follow and like us: