Albspirit

Media/News/Publishing

Prokuroria dërgon për ekspertizë pajisjen e përgjimit që iu bllokua një greku në Rinas

Prokuroria e Tiranës dërgoi për ekspertizë në policinë shkencore të Ministrisë së brendshëm, aparatin “Oscar Omni Spectral Correlator” që ju bllokua shtetasit grek Iraklis Dragounis në Rinas.
Sipas akuzës, prokurori Julian Zonja, e ka dërguar për ekspertizë aparatin që dyshohet se gjurmon pajisjet e përgjimit dhe kryente interceptime valësh celular. Mësohet se bashkë me aparatin e vendosur në një çantë dorë, prokuroria ka përpiluar edhe disa pyetje specifike për ekspertët, duke u pyetur nëse kjo aparaturë kryente përgjime të aparateve celular. Pritet që ky ekspertim të përfundoi shpejt, pasi dyshohet se aparati I bllokuar i shtetasit greke Iraklis Dragounis është i njëjti me atë të izraelitit të bllokuar një muaj më parë në Rinas.
Për llogari të këtij hetimi, prokuroria ka marr në pyetje për disa orë 52-vjeçarin Dragounis, i cili ka këmbëngulur se pajisja e tij nuk kryen përgjime por vetëm gjurmon pajisjet e përgjimit dhe mat valët e sinjaleve të antenave. Sipas akuzës, 52-vjeçarit ka pretenduar se ka ardhur në Shqipëri i kontraktuar nga një kompanie e telefonisë lëvizëse. Për llogari të këtyre kompanive, ai ka pretenduar se ka hyrë në territorin shqiptar edhe disa herë të tjerë. Por prokuroria, mësohet se ka verifikuar hyrje daljet e 52- vjeçarit me profesion inxhiner ndërtimi, i cili rezulton se në Shqipëri ka hyrë 24 herë të tjera po me të njëjtën pajisje dhe në asnjë rast nuk është ndaluar. Edhe ditën e ardhjes në Shqipëri, thonë burimet, policia dhe doganat nuk e kanë ndaluar pasi edhe vet 52-vjeçari Dragouis nuk e ka deklaruar në doganë aparatin që kishte me vete.
Por deri sa kjo çështje të sqarohet nga ekspertët e policisë shkencore, prokuroria i ka bllokuar pasaportën shtetasit greke Iraklis Dragounis pasi po hetohet në gjendje të lirë për akuzën e “keqpërdorimit të pajisjeve”.

Please follow and like us: