Albspirit

Media/News/Publishing

Zgjedhjet e 18 qershorit/ Hahn: Procesi të vazhdojë, edhe nëse dikush mbetet pas

Komisioneri për Zgjerimin në BE, Johannes Hahn i është drejtuar qytetarëve shqiptarë, për krizën politike në vend dhe zgjedhjet e 18 qershorit.

Përmes një letre të publikuar në faqen zyrtare të Komisionit, Hahn thekson se opozita zgjodhi qëllimisht të bojkotojë zgjedhjet e 18 qershorit, ndërsa përpjekjet e ndërkombëtarëve për dialog me qëllim zgjidhjen e ngërçit, nuk prodhuan rezultat.

Letra e Johannes Hahn

Të dashur qytetarë të Shqipërisë, të dashur miq, ju drejtohem sot me shqetësim të madh. Javët e fundit kemi bërë disa përpjekje për të promovuar dialogun mes partive politke në Shqipëri, përpjekje të përfaqësuesve të BE-së, unë i përfshirë dhe të partnerëve të tjerë ndërkombëtarë”, nis letrën e tij, Komisioneri.

Kemi dëgjuar me vëmendje të gjitha shqetësimet e palëve dhe njëkohësisht jemi përpjekur të lehtësojmë dialogun për daljen nga kriza. Për këtë u ofruan disa propozime, me shpresën se udhëheqësit e partive do të binin dakord për gjetjen e një zgjidhjeje të përbashkët.

Fatkeqësisht nuk patëm marrëveshje. Ndaj sot jemi në një situatë kur përgatitjet  për zgjedhjet e 18 qershorit vazhdon dhe zgjedhjet do të mbahen pa pjesëmarrjen e partive kryesore të opozitës.

Bojkoti ishte një zgjedhje e opozitës. Unë e respektoj këtë zgjedhje, por njëkohësisht ndjej keqardhje për këtë vendim të saj. Shqiptarët kërkojnë dhe meritojnë zgjedhje me pjesëmarrjen e të gjitha partive politike dhe me standarde. Megjithatë, procesi demokratik duhet të vazhdojë, edhe nëse dikush vendos që të qëndrojë pas.

Please follow and like us: