Albspirit

Media/News/Publishing

Diplomacia serbe urdhëron fushatë kundër William Walker

Diplomatët serbë kanë marrë urdhër që në çdo vend në skenën ndërkombëtare t’u tregojnë zyrtarëve botërorë se cili ishte roli i vërtetë i shefit të misionit të OSBE-së në Kosovë, William Walker, shkruan sot gazeta e Beogradit, “Veçernje novosti”.

Sipas kësaj gazete, Qeveria e Serbisë dje ka vendosur që në periudhën e ardhshme të shqyrtojë një varg veprimesh e masash që mund të ndërmarrë Serbia në lidhje me diplomatin amerikan, i cili konsiderohet si kreator i rastit të Reçakut, pas publikimit të, siç e quan Beogradi, planit për realizimin e projektit të “Shqipërisë së madhe”.

Një nga këto masa që po shqyrtohet, siç shkruan “Novosti”, është që Walkerit t’i ndalohet hyrja në Serbi.

Gazeta rikujton se hapat e parë politikë tashmë janë ndërmarrë, meqë për, siç po e quan politika serbe, rastin Walker më 16 maj para Këshillit të Sigurimit të KB do të flasë ministresh e serbe e Drejtësisë, ndërsa ministri i Punëve të Jashtme Ivica Daçiq tashmë i ka dërguar letër OSBE-së, në emër të të cilës ai ka vepruar në Kosovë.

Fushata serbe ndaj diplomatit amerikan, William Walker, në fakt synon arsyetimin e krimeve serbe mbi shqiptarët në Kosovë dhe rehabilitimin e politikave gjenocidale të Millosheviqit, transmeton Koha.net.

Please follow and like us: