Masakrat në Çamëri janë genocid
Faktet historike, të cilat qëllimisht janë fshehur skutave të arkivave, sot kanë zë dhe akuzojnë me të drejtë barbarët e këtyre masakrave, të cilat kanë jetëgjatësi shekullore.
Dokumente e dëshmi të tilla historike vëretojnë masakrat e para të bëra nga dora gjakatare e andartëve grekë më 1913.
Lista e të masakruarve në Çamëri (1913):
Nikolotican, kaza e Margaritit (Margëlliç) – Refat Tahiri, Hajri Mezani, Halim Abdurahmani, Halim Jahja, Muho Dauli (Dauti) dhe tre emra të tjerë që nuk dihen me saktësi.
Rizanjë (Margelec ose Margëlliç) – Nustret Bajrami, Murat Tahia, Jusuf Bajrami, Shuaip Eshrefi, Ramadan Ademi
Drmaes (Margelec ose Margëlliç) – Abedin Ahmeti, Fejzi Nazeri, Dalian Binushi, Duce Malushi, Refat Haxhia, Adem Sherifi, Islam qemali, Sinan Brahimi, Tahir Hajrullahu, Hysen Latifi, Muho Sherifi, Resul Hyseni, Osman Mustafa
Grikë (Margelec ose Margëlliç) – Nelo Meleqi, Selim Yzeiri
Petruica (Paramithi)- Musa Nazifi
Kariqan (Margelec ose Margëlliç)- Mehmet Elmazi, Maliq Zekeria, Shuaip Mehmeti, Abdul Mustafa
Vratilë (Margelec ose Margëlliç)- Dalip Mehmeti, Veisel Rexhepi, Brahim Myftari
ShënMërizë (Margelec ose Margëlliç)- Sadush Ajdini, Maksut Muharremi, Adem Mehmeti, Kasem Osmani, Abedin Rakipi
Mininë (Paramithi)- Malo Kasemi, Beqir Kasemi, Nush Muho, Agako Nushi, Reshit Hyseni, Mehmet Ademi, Alt Nushi, Veli Murati, Iljaz Ismaili, Brahim Mahmuti, Abedin Rexho, Adem Agoko
Nihor (Paramithi) – Rexhep Kasemi, Mehmet Saliko, Duro Brahimi, Bejas Nure, Nexhip Brahimi, Shaqir Salimi, Nustret Nushi, Hysen Selimi, Iljaz Hajrullahu, Harun Ahmeti, Adem Hajrullahu
Skupicë (Paramithi) – Nuredin Ali Kushe, Rexhep Selimi, Bajram Aliu, Murat Haruni, Tahir Selimi.