Shefi i Komisariatit Cjapi aksidenton një grua, Policia e fsheh ngjarjen
Shefi i Komisariatit të Policisë së Urës vajgurore, Gramoz Cjapi, ka aksidentuar një grua e cila ndodhet në gjendje të rëndë në spital. Megjithëse ngjarja ka katër ditë që ka ndodhur, Policia e ka fshehur atë edhe për faktin se makina private e drejtuar nga kreu i Policisë, ishte pa dokumente.
Denoncimin e “oficerit dixhital” e bën publik ish-kryeministri Sali Berisha.
Postimi i plotë i Sali Berishës
Çunat e krimit fshehin krimin!
Oficeri dixhital denoncon:
-fshehjen e krimit nga çunat e krimit. Keshtu,
– shefi i komisariatit te Ures Vajgurore, Gramoz Cjapi ka shtypur nje njeri
– me makinen e tij private pa siguracion dhe targa dhe policia nuk ka marre asnje mase ndaj tij! Kanabistet jane mbi ligjin. Droga eshte ligji i tyre! sb
“Pershendetje Z. Berisha un qe po ju shkruaj jam nje oficer policie Dvpqb para 4 ditesh shefi komisariatit Skraparit tashme i ures vajgurore me makinen e tij me targa te huaja pa letra pa siguracion ka aksidentuar nje shtetase qe sot eshte ne gjendje te rende dhe ndodhet n spital ne rrezik per jeten. Policia nuk ka mar asnje lloj mase ndaj drejtuesit te mjetit qe eshte aktualisht shef i komisariatit ura vajgurore qe i cili quhet Gramoz Cjapi po ju bashkangjisim dhe nje foto qe shtetasi G. Cjapi drejtonte diten e aksidentit. Ne keto raste je i paprekshem ku ne krye te kesaj detyre te sjell partia socialiste Rilindja.”