Albspirit

Media/News/Publishing

AAK i reagon Daçiç për Ramushin: Je një matrapaz ordiner, ish bashkëpunëtor i kasapit

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, ka reaguar nga deklaratave të ministrit të jashtëm serb, Ivica Daçiqit, i cili ka thënë se Haradinaj duhet ta shkurtojë gjuhën.

“Ish bashkëpunëtori i kasapit të Ballkanit, Ivica Daçiq, e paska porositur Ramush Haradinajn që ta shkurtoj gjuhën e të mos e kërkojë heqjen e Kosovës nga kushtetuta e Serbisë”, thuhet në reagimin e AAK-së.

Partia e mbron liderin e saj, duke thënë, se Ramush Haradinaj është hero i vendit dhe i popullit të tij, ndërsa Daçiqi asgjë më shumë se një matrapaz ordiner.

“I themi Daçiqit, se nuk i kanë bërë punë as kërcënimet e shefit të tij Millosheviq, që i shkaktoj qindra mijëra viktima, në Kosovë e gjithandej në ish-jugosllavi, e jo e një matrapazi ordiner siç është Daçiq. Ramush Haradinaj është hero i vendit dhe i popullit të tij, ndërkaq Daçiq e të tjerë si ai, nuk janë tjetër pos, turpi edhe i vet popullit serb”, thuhet në njoftim.

Kujtojmë se ministri i jashtëm i Serbisë, Ivica Dacic ka reaguar përsëri ndaj deklaratave të Haradinajt i cili kishte thënë se do ta përfshinte Nishin në hartën e Kosovës.

Ai e ka cilësuar liderin e AAK-së si memec, i cili po e bën që bota ta kuptojë se çfarë dëshiron Kosova.

“Haradinaj është memec dhe i thotë të gjitha fshehurazi. Por në saje të kësaj, të gjithë e kuptojnë konceptin e tyre”, ka thënë Daçiq në Novi Sad.

“Do ta këshilloja Haradinajn për ta shkurtuar gjuhën. Nishin ai mund ta sheh vetëm nga burgu”, shtoi Daçiq.

Lideri i AAK-së, para disa dite kishte kërkuar që Serbia ta largojë nga preambula e saj Kosovën.

Please follow and like us: