“Lulet plastike” në Festivalin e Filmit në Nju Jork
Prej datës 2 deri në 7 maj do të zhvillohet Festivali i Filmit të Pavarur në New York. Shqipëria përfaqësohet me dy prodhime të saj, me filmin me metrazh të shkurtër “Lulet plastike” si dhe dokumentarin “Dritë”. Festivali njihet për etjen e tij për të përqafuar ide të reja si dhe të zbulojë talente, duke i ofruar atyre një treg të rëndësishëm, por dhe publik me sqimë si ai njujorkez. Të premten u shfaq për publikun filmi shqiptar “Lulet Plastike”, me skenar dhe regji të Ylljet Aliçkës.
Please follow and like us: