Albspirit

Media/News/Publishing

Sadik Bejko: Nuk na kanë faj europianët Vllahutin dhe Han

Në raste të tilla, kur je në prag të zgjedhjeve, gjykimet janë ekstremisht të ndara. Nuk del dot në rrugë pa dëgjuar ndonjë batutë të nxehtë që të bije si tullë kokës.
Sidomos në këto ditë kur mund të shkohet në zgjedhje pa opozitën, opinionet e kanë cuar arsyen në dreq. Mendjes nuk thërret më askush.
Të jesh i ftohtë, rrezikon të presësh kovat me ujë të nxehtë mbi kokë.
Kadareja reagoi në mbrojtje të Zonjës Vllahutin, me të drejtë. Po kush e dëgjoi?
Në fjalorin e Kryeministrave, në Parlament, nga Berisha e Rama, fyerja seksiste është normale …. Në fshatra gratë i vrasim me cifte e me sëpatë… Me që jemi të tillë duhet të poshtërojmë e të nxisim marrjen e armëve dhe për një europiane?
Kadareja bëri kalorësin, europianin. Na dha një mësim: t’i jemi mirënjohës Europës. Një Zonjë si Vllahutin është një ambasadore e botës ku duam të shkojmë. Një Zonjë në detyrën e vet nuk fyhet si e rrugës, ngaqë nuk na pëlqeka se si sillet politikisht.
Si garipë fshati që jemi, mund të fyejmë Kryeparlamentaren (Rama) ose kryeprokuroren (Berisha), por ambasadori dhe në Kanun merret në mbvrojtje.
Kush dëshiron, kupton. Kush nuk dëshiron të kuptojë, i ka thënë mendjes shko në greminë. I flasin instiktet.
Kam qenë ca kohë (rastësisht) në politikë. Përjashtimi apo vetëpërjashtimi i opozitës demonstron mosaftësinë, mungesën e kapacitietit politik të krerëve në të dy anët, të krerëve të pozitës dhe të opozitës. Opozita është pjesë e shtetit. Përjashtimi i saj është mungesë e aftësisë shtetformuese.
Për këtë nuk na kanë faj europianët Vllahutin dhe Han.

Please follow and like us: