Albspirit

Media/News/Publishing

21 maji i revoltave të të burgosurve politikë në Spaç dhe Qafë-Bari

44 vite më parë të burgosurit politikë ngritën flamurin pa yllin komunist në burgun e Spaçit

Ilir Vata

Historia e kundërshtisë së regjimit komunist, njeh betejën e parë antikomuniste në korrik të viti 1944 në në Macukull të Matit, e më pas pas ardhjes në pushtet të komunizmit në Malësinë e Madhe më 1945 dhe më pas kryengritja e Postribës në shtator të viti 1946, që u shtypën nga regjimi dhe pasoja ishin me dhjetra të egzekutuar pa gjyq.

Shumë vite më vonë me shtimin e kampeve dhe burgjeve në Shqipëri, terrorri i regjimit komunist ishte dhe më i madh, si jashtë, por më i tmerrshëm brenda burgjeve, por nuk kishte ndodhur që të kishte revolta të organizuara kundër pushtetit, deri kur më 21 maj 1973, revoltohen të burgosurit politike të Spacit dhe 11 vite më vonë po në maj, në të njëjtën datë në Qafë Bari.

Ku vit më 21 maj shënon 44 vjetori i revoltës antikomuniste të të burgosurve politikë në burgun famkeq të Spacit, ku u egzekutuan, Skënder Daja, Pal Zefi, Dervish Peka dhe Hajro Pashai.

44 vite nga Revolta e të burgosurve politike në burgun e Spacit, që nisi më 21 maj 1973 si një kundërshtim i thjeshtë i rregullave, por në thelb kishte kundërshtim të thellë revoltë kundër regjimit diktatorial.

Protesta e të burgosurve politike nisi me flamurin pa yll, pikturuar nga Mersim Vlashi 32 vjet burg (që sot nuk jeton më), më pas parullat “Ja vdekje ja liri!”, “Rroftë Shqipëria e lirë!”, “Populli është me ne!”, “Rroftë Europa e lirë!”, që vazhduan për mbi 3 ditë në tarracën e burgut nga 100 të burgosur, që u rrethuan me shpejtësi nga mbi 4500 trupa ushtarake nga Shkodra e Tirana, të cilët hapnin zjarr nga të gjitha anët.

Revolta e Spaçit i tregoi Shqipërisë dhe botës së rezistenca e popullit shqiptar vazhdoi të mbijetonte, megjithë dhunën dhe presionin e diktaturës e cila zgjati 3 ditë radhazi kur të burgosurit valvitën në tarracën e burgut famëkeq një flamur të Skënderbeut pa yllin komunist, duke kënduar dhe hedhur parrulla kundër diktaturës, derisa u shtyp me gjak.

Nga kjo revoltë, 4 nga të burgosurit u dënuan me pushkatim si si Skënder Daja, Pal Zefi, Dervish Peka dhe Hajro Pashai, 8 të tjerë u ridënuan me 25 vjet burg 70 të tjerë u arrestuan dhe u rigjykuan.

Kampi i Spaçit u ndërtua nga të burgosurit ordinerë, në fillim të vitit 1968. Fillimisht, si kapanone fjetje, shërbenin disa baraka të vjetra të ndërmarrjes së gjeologjisë, ndërtuar në vitin 1953. Të burgosurit e parë politikë, u dërguan për të punuar në galeritë e Spaçit, në maj të vitit 1968. Të burgosurit, që në fillim ishin 600 veta, punonin me tre turne, me mjete primitive dhe pa asnjë masë të sigurimit teknik dhe numri i të burgosurve arriti rreth 3000 të burgosur politik.

Spaçi ka qenë jo vetëm një burg ku torturat ishin të panumërta, puna e detyruar, por dhe ekzekutimet  dhe sa sot ka varreza të pazbuluara ku janë vrarë dhjetra të burgosur politikë.

Shqipëria, duke e marrë në proporcion me numrin e popullsisë shënoi krimet nga diktatura më shumë se çdo vend tjerët i Europës, madje dhe në botë.

Në qoftëse do t’i referohemi shifrave zyrtare që ruhen në Institutin e Integrimit të Përndjekurve Politikë rezultojnë këto të dhëna:Të ekzekutuar 6.023 persona;Të vdekur në burg 1.06 ; Të burgosur 17.300; Të sëmurë mendorë 260 ; Të internuar deri në vitin 1954 22.000 ;Të vdekur në internim 9.000 . Në total shënohen 143 mijë vite burg dhe interrnim për shqiptarët nga regjimi kmunist.

Po t’i shtojmë kësaj shifre numrin e fëmijve të internuar nën 14 vjeç dhe ata që janë internuar pas vitit 1954, dhe që nuk janë përfshirë në këto lista, rezulton se numuri i përgjithshëm i atyre që kanë pësuar direkt persekutimin i kalon të 100.000 personat.

Por Spaçi ishte një ferr i vertetë ku mijëra vetë vuajtën torturat më makabre që asnjë burg tjetër nuk i hasi, vuajtje, izolime, tortura, ekzekutime punë të deturuar por që shënojnë një revoltë kundër regjimit që do të mbahet mend gjatë.

Pas revoltës në  kampit të Spaçit, në vitin 1973, do të shënohej një tjetër revoltë në burgun e të burgosurve politikë, ai i Qafës së Barit në maj të vitit 1984.

Më 22 maj të vitit 1984 të burgosurit politikë në kampin e tmerrshëm të Qafë-Barit u ngritën në revoltë duke përsëritur atë që kishte ndodhur më shumë se një dekadë më parë në burgun e Spaçit, në të njëjtën datë, në të njëjtin muaj, ku u ngritën kërkesa e dëshira për liri, që u shtypën njëlloj me dhunë e gjak.

Kampi i Qafë Barit, ndodhej rreth 15 km nga qytetit i Fushë-Arrëzit të Pukës, ndërtuar midis grykave të maleve.

Kampi ishte i rrethuar me tre rreshta telash me gjemba, me lartësi mbi 4 metra, rreshti i mesit ishte i gjithi me rrymë elektrike dhe pjesa në mes telave ishte e minuar. Rrethimi kishte rreth 20 kulla vrojtimi në lartësi mbi 8 metra ku ushtarët ishin të pajisur me të gjithë llojet e armatimit.

Afër kampit ndodhej dhe një repart ushtarak përveç repartit zyrtar që kishte detyrë ruajtjen e të burgosurve politikë, dëshmojnë të burgosurit politik që kanë vuajtur në burgun e Qafë-Barit.

Pas shumë vitesh torturash çnjerëzore të dënuarit shpërthyen në revoltë më 20 maj 1984. Fatkeqësisht kjo revoltë përfundojë në tragjedi njerëzore.

Ishte mëngjes, tregojnë të burgosurit politikë. Të burgosurit u grupuan në shesh atë ditë, duke mos pranuar të shkonin në punë pa u plotësuar kërkesat e tyre. Më tej në kor, nga brenda rrethimit erdhi thirrja: Poshtë komunizmi! Poshtë diktatura! Poshtë diktatori! Rroftë vendi i demokracisë, Rroftë Amerika! Poshtë diktatori! Çfar’ kemi bërë, përse na trajtoni kaq çnjerëzisht, përse?! Kush jemi ne? Jemi shqiptarë, nuk e duam komunizmin, nuk e duam diktatorin! Duam lirinë, duam demokracinë perëndimore!

Në ballë të turmës së të dënuarve qëndronin, Tom Ndoj, Sokol Sokoli, Petrit Bazelli, Anastas Dhamo, Nue Pisha, Kosta Gjordemi etj.

Qindra e qindra forca të armatosura, të zverdhura dhe të tmerruara, prisnin urdhërin për të qëlluar mbi këta njerëz të pa armatosur dhe pas një përleshje të gjatë dhe shuarje të protestët, ndëshkimet: dy të pushkatuar, dhjetë të ridënuar me nga 10-25 vjet dhe shumë të plagosur e të lënduar.

Ky ishte bilanci i shtypjes së revoltës së Qafë-Barit të 22 majit 1984. Sokol Sokoli dhe Tom Ndoja u dënuan me pushkatim si organizatorë.

Çdo vit të burgosurit politikë organizojnë ceremoni në kujtim të vuajtjes, se të ekzekutuarve, si një dëshmi për të treguar se regjime të tilla, mizore të mos kthehen më.

Edhe këtë vit nën kujdesin e Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë është bërë e mundur një cermoni nga vetë të burgosurit politikë, dhe siç e quajnë ata ballafaqim me vuajtjen që përkon me 44 vjetorin e revoltës së të burgosurve politikë të  Spaçit, që aktualisht, funksionon si monument kombëtar i kategorisë së dytë.

Burgu i Spaçit është shndërruar në një vend pelegrinazhi, jo vetëm për të burgosurit, trashëgimtarët dhe të përndjekurit, por për qytetarë vendas dhe të huaj. Ai është vizituar nga figura të larta të shtetit, madje dhe nga ambasadorë të akredituar në Shqipëri, si  ambasadori i SHBA-së, Donal Lu një vit më parë.

Please follow and like us: