Aktori shqiptar i përbotshëm, Bekim Fehmiu
Suzana Tahiri
Tashmë kur nuk e kemi më midis nesh, kujtohet madhështia e aktorit të madh shqiptar me famë botërore, Bekim Fehmiut, që falë mjeshtërisë së tij artistike e lartësoi Shqipërinë dhe shqiptarët në mbarë planetin.
Bekimi lindi në Sarajevë të Bosnjes më 1 qershor 1936 dhe vdiq më 15 qershor 2010 në Beograd të Serbisë.
Rridhte nga një familje e fisme gjakovare, babai i tij ishte njëri prej mësuesve të përkushtuar të gjeneratës së parë të Kosovës dhe propagandues i madh i arsimit në gjuhën shqipe.
Fehmiu spikat me filmin “Mbledhësit e Puplave” në 1966 dhe ishte aktori i parë shqiptar i filmit dhe i teatrit, që luajti në gjithë hapësirën e ish-Jugosllavisë.
Personalitetet i padiskutueshëm në kinematografinë ballkanike, europiane dhe botërore, ai pati një jetë familjare disi të veçantë: u martua me Branka Petriç, me të cilën pati dy djem; u largua nga skena në 1987 kur ajo kishte nevojë për mjeshtërinë e tij, u vetvra krejt papritur dhe hirin e trupit të tij e la si amanet për ta shpërndarë në lumin e Prizrenit.
I famshëm që në gjallje, por më shumë i nderuar pas vdekjes, Bekim Fehmiu krijoi një galeri rolesh të papërsëritshëm në filmat: “Prova speciale”, “Odiseja”, “Aventurieri”, “Rruga”, “Vitet e nxehta”, “Dezertori”, etj.
Po ashtu ai ka bashkëpunuar me John Huston, Olivia de Havilland, Ava Gardner, Robert Shoë, Dirk Bogart, Sharl Aznavur, Irene Papas, Claudia Cardinale etj, ndërsa ka interpretuar në mjaft gjuhë, mes të cilave: shqip, sërbisht, maqedonisht, turqisht, romisht, spanjisht, anglisht, frëngjisht dhe italisht.
Filmografia
- Cuore e la spada, Il (1998) (Film televiziv) si Gormond
- Gengis Khan (1992)
- Disperatamente Giulia (1989) mini serial televiziv si Armando Zani #2
- Bambino di nome Gesù, Un (1987) mini serial televiziv si Joseph
- Poslednja prica (1987) (Film televiziv)
- Crveni i crni (1985) si Da Giozo
- Sarâb (1982) si Vlsdar
- Voce, La (1982)
- Siroko je lisce (1981)
- Vecchi e i giovani, I (1979) mini serial televiziv si Aurelio Costa
- Partizanska eskadrila (1979) si Majori Dragan
- Stici pre svitanja (1978) si Esad Ljumi
- Specijalno vaspitanje (1977) si Trajnuesi Zarko Munizaba
- Black Sunday (1977) si Mohammad Fasil
- Disposta a tutto (1977)
- Salon Kitty (1976) si Hans Reiter
- Permission to Kill (1975) si Alexander Diakim
- Pavle Pavlovic (1975)
- Kosava (1974) si Adam Milovanovic
- Deps (1974) si Deps
- Gioco della verità, Il (1974)
- Cagliostro (1974) si Count Alexander Cagliostro/Giuseppe Balsamo
- Testimone deve tacere, Il (1974) si Giorgio Sironi
- Ultima neve di primavera, L’ (1973) si Roberto
- Libera, amore mio… (1973) si Sandro Poggi
- Paljenje rajhstaga (1972) (Film televiziv)
- The Deserter (1971) si Kapiteni Victor Kaleb
- Klopka za generala (1971) si Doktor
- The Adventurers (1970) si Dax Xenos
- “Odissea, L’” (1968) mini serial televiziv si Ulysses/Odysseus
- Prljave ruke (1968) (Film televiziv)
- Uzrok smrti ne pominjati (1968) si Mihajlo
- Skupljaci perja (1967) si Bora
- Protest (1967) si Ivo Bajsic
- Tople godine (1966)
- Vreme ljubavi (1966) si Milija
- Morgan: A Suitable Case for Treatment (1966)
- Roj (1966) si Halil Beu
- Devojka (1965)
- Klakson (1965)
- Ko puca otvorice mu se (1965)
- Neprijatelj (1965)
- Pod isto nebo (1964)
- Sasa (1962) si Maric
- Opstinsko dete (1953) si Shitës gazetash