Albspirit

Media/News/Publishing

Beniada Jakic trondit Amsterdamin

Beniada Nishani (Jakic), mbesa e Presidentit Bujar Nishani ka tërhequr edhe këtë herë vëmendjen për shkak të fotove të nxehta që publikon.

Këtë radhë ajo ka vizituar Amsterdamin për një tjetër set fotografik që ka i ka ndezur dritat e kuqe qytetit “të qejfit”.

Ka kohë që ajo është e targetuar nga mediat rozë, por në foton më të fundit ka dalë gjysmë nudo.

Beniada ka lindur në Durrës (1991), ndërsa në Itali njihet jo vetëm si fotomodele, por edhe si personazh televiziv. 25-vjeçarja po korr sukses në fushën e modës më Itali, ku krahas karrierës si modele, bën edhe punën e prezantueses atje. Për më shumë është një vajzë shqiptare që komenton edhe futbollin në Itali.

Biondja bukuroshe është mbesa e presidentit të Shqipërisë, Bujar Nishani, i cili është kushëriri i babait të saj.

Image may contain: 1 person, closeup

Image may contain: one or more people and text

Image may contain: 1 person, sitting and text

Please follow and like us: