Albspirit

Media/News/Publishing

CDU e Kancelares Merkel largon nga pushteti SPD në NRW

Partia e Kancelares Merkel e mundi Partinë rivale Socialdemokrate në kështjellën e saj në Landin e Rinit Verior-Vestfalisë. Këtë e tregojnë vlerësimet pas mbylljes së kutive të votimit.

Fituesi i zgjedhjeve, Armin Laschet i CDUFituesi i zgjedhjeve, Armin Laschet i CDU

Kristjandemokratët e CDU të Kancelares Angela Merkel fituan 34,3 përqind të votave në zgjedhjet e rëndësishme në landin e Rinit Verior-Vestfalisë. Sipas vlerësimeve pas mbylljes së kutive të votimit, socialdemokratët e SPD zbritën në vendin e dytë, duke marrë 30,6 përqind të votave në këtë land të rëndësishëm.

Partia liberale FDP arriti vendin e tretë, duke marrë 12,2 përqind të votave. Ndërsa populistët e AfD arritën të hyjnë për herë të parë në parlamentin e landit, duke marrë 7,7 përqind të votave. Partia Të Gjelbrit, deri tani në koalicion me SPD, pësoi një rënie të madhe dhe mori 6 përqind të votave. Partia E Majta zbriti në pesë përqind, duke arritur pragun për të hyrë në Parlament.

Zgjedhjet për landin e Rinit Verior-Vestfalisë, njëri nga landet më të mëdha të Gjermanisë, me 18,1 milionë banorë, priteshin me vëmendje këtë vit të zgjedhjeve parlamentare në Gjermani. Landi i Rinit Verior-Vestfalisë është një rajon industrial, me një numër të madh punëtorësh. Kjo e bëri këtë land në të kaluarën për dekada të tëra një nga kështjellat e socialdemokratëve. Në 51 vitet e fundit, landi i Rinit Verior-Vestfalisë është qeverisur për 46 vjet nga socialdemokratët. CDU e ka drejtuar këtë land vetëm për pesë vjet, nga viti 2005-2010.

Martin Schulz, rivali i Kancelares Merkel në zgjedhjet parlamentare të vjeshtës në Gjermani tha se “kjo është një ditë e rëndë për SPD dhe për mua personalisht.” Kryeministrja e landit, Hannelore Kraft e pranoi humbjen dhe dha dorëheqjen nga të gjitha detyrat në Partinë Socialdemokrate gjermane. “Nuk mundëm ta fitojmë besimin e qytetarëve”, tha Kraft në Dyseldorf, në kryeqytetin e landit. Edhe ajo foli për një “ditë të trishtuar” për socialdemokratët.

Pjesëmarrja në votime rezultoi më e madhe se katër vjet më parë.65,6 përqind e 13,1 milion përqind qytetarëve me të drejtë vote dhanë votën e tyre.

CDU-ja fitoi pikë duke theksuar tema të tilla si siguria, krimi në rritje, migrimi dhe papunësia relativisht e lartë në land.

Please follow and like us: