Albspirit

Media/News/Publishing

Eduard Ndocaj replikon ashpër me kryeministrin Rama

Kreu i partise së re PBDKSH ndjehet i fyer nga Kryeministri Rama pasi ky i fundit bëri një fotomontazh me të dhe e publikoi në rrjetet sociale. Eduart Ndocaj pak ditë më pare iu bashkua çadrës së lirisë të ngritur nga opozita prej 86 ditësh.

Komenti i Ndocaj”

“Dje, Rama duke pasur pasion pikturën si unë, por edhe fotografinë, kishte bërë një montazh të radhës duke u tallur me “Republikën e Re” e në këtë montazh më kishte futur edhe mua.

Ramën, e falënderoj, sepse gjithmonë dëshmon interes e vëmendje për mua.

Ai më ka vlerësuar gjithmonë dhe vazhdon të më vlerësoj.

Rama ka disa merake të mëdha për mua:

Nga e gjitha lista e Lezhës, vetëm unë mbeta deputet deri në fund. Rama shëtit nëpër Lezhë me disa emra që nuk përfaqësojnë territorin dhe nuk kanë asnjë lidhje me territorin.

Rama duhet të marr guximin e tu kërkoj të falur lezhjanëve. Rama duhet të më kërkoi të falur mua, sepse nga 2013 e deri më sot tradhtoi premtimet e bëra në 2013.

Rama duhet tu kërkoi të falur Lezhjanëve, sepse i ka poshtëruar dy herë, me listën e turpit në 2013 dhe me listën e turpit në 2017.

Rama duhet të kërkoi të falur Lezhjanëve për varfërinë ekstreme.

Rama duhet tu kërkoi të falur lezhjanëve për kanabizimin.

Rama duhet tu kërkoi të falur lezhjanëve për njollosjen me krimin.

Rama duhet tu kërkoi të falu lezhjanëve për kriminalitetin.

Rama duhet tu kërkoi të falur lezhjanëve për mopolizimin e pushtetit.

Rama duhet tu kërkoi të falur lezhjanëve për talljen katër vjeçare.

Rama duhet tu kërkoi të falur lezhjanëve për tradhtinë e madhe.

E vetmja krenari e PS-së në Lezhë dhe jo vetëm, që nuk akuzohem për asgjë, që kam përfaqësuar me dinjitet qytetarët, që nuk i kam tradhtuar asnjëherë, jam unë.

Ndjehem krenar për misionin tim dhe kërkoj mbështetjen e qytetarëve për ta mundur Ramën dhe skuadrën e tij të turpit që s’ka asnjë lidhje me Lezhën dhe nuk përfaqëson lezhjanët!

Beteja e mia për demokraci dhe zgjedhje të lira kanë qenë edhe në 2013, kur Rama me shokët e tij fshihen pas pazareve me LSI-në.

Në çdo moment kam përfaqësuar Lezhën dhe lezhjanët dhe ky është misioni im!”

Please follow and like us: