Ç’do të ndodhte, nëse Hitlerin, Musolinin dhe Stalinin, do t’i mbyllnin me një çelës duke u dhënë për 1 javë bukë të zezë dhe një kanë me ujë?
Nikerboker: Çfarë do të ndodhte, në qoftë se Hitlerin, Musolinin dhe Stalinin, të gjithë bashkë do t’i mbyllnin me një çelës duke u dhënë për një javë një bukë të zezë dhe një kanë me ujë? Dikush do t’i marrë të gjitha apo do ta ndajë bukën dhe ujin?
Carl Gustav Jung: Dyshoj se ata do t’i ndajnë në mes tyre. Hitleri si besim i kultit, me siguri, do të spostohet mënjanë pa u ngatërruar në grindje. Musolini dhe Stalini, secili me të drejtën e vet personale të udhëheqësit të fuqishëm, sigurisht, që do t’ia arrijnë të kenë bukë dhe ujë, por Stalini, si më arrogant dhe i rreptë, me siguri do të marrë gjithçka.
Në shoqërinë primitive kanë ekzistuar dy tipa të njerëzve të fortë. Njëri prej tyre është udhëheqësi më i fuqishëm dhe i fortë fizikisht se të gjithë rivalët e tij, tjetri është shamani, një besnik i kultit, jo i fortë në vetëvete, por për shkak të pushtetit që kanë projektuar njerëzit për të.