Clapper: Qeveria jonë, nën sulm të brendshëm dhe të jashtëm
Shkarkimi i kreut të FBI-së, James Comey, nuk po kalon aq lehtë sa ndoshta presidenti Trump mendonte. Pakkush beson se shkarkimi i tij nuk lidhet me hetimin e FBI-së për marrëdhëniet me Rusinë gjatë zgjedhjeve, ndërkohë që vetë akti po vlerësohet si i dëmshëm në raport me demokracisë amerikane.
“Mendoj se në shumë mënyra institucionet tona janë nën sulm – si nga jashtë dhe lajmi I madh këtu është ndërhyrja ruse në sistemin tonë zgjedhor – ashtu edhe nga brenda”, u shpreh ish-kreu i shërbimeve inteligjente amerikane, James Clapper. I pyetur nëse me “brenda” kishte parasysh Presidentin aktual, Clapper nuk hetizitoi të pohonte se bëhej pikërisht fjalë për Presidentin. Sipas tij parimi i ndarjes së pushteteve po gërryhet. Kongresi ka vepruar duke i bërë thirrje Trump të caktojë për detyrën e re të kreut të FBI-së një njeri pa biografi politike dhe mjafton vetëm ky hap për të kuptuar se presidenca ka hyrë në rrugën e përballjes me Kongresin. Duket se akrobacitë e Trump në drejtimin e vendit kanë tjetër ndikim në raport me akrobacitë elektorale, në të cilat presidenti aktual mundi të garantonte diferencën.
https://www.yahoo.com/news/interviews-well-underway-fbi-director-0632098…