Delina Fico e quan LGBTI si pjesa më përparuar
Paradës së 13 majit të komunitetit LGBTI i është bashkuar edhe aktivisjta e të drejtave të njeriut, Delina Fico. Ajo i është bashkuar marshimit të 13 majit dhe në këtë video, Fico shfaqet me megafon në dorë, teksa shprehet në mbështetje të të drejtave të anëtarëve të kësaj shoqate, i quan ata pjesën me të bukur dhe të përparuar të shoqerisë shqiptare. Fico, i fton ata të mos kenë frikë, por të dalin hapur për të drejtat e tyre. Por gjatë fjalës së saj para anëtarëve të komunitetit LGBTI një trans i veshur me një body, taka afrohet afër Ficos dhe kamerës dhe merr në dorë një pankartë të tyre. Po kështu me gjeste transi mbështet gjithçka thotë Fico në lidhje me ta si komunitet. “Jeni pjesa më e bukur edhe më e përparuar e Shqipërisë. Po kështu janë edhe familjet tuaja edhe miqtë tuaj që iu përkrahin. Mos u lodhi kurrë, mos u dekurajoni kurrë, të dalim çdo vit dhe çdo ditë të punojmë, jo vetëm për këta që janë këtu por edhe veçanërisht pë ata që nuk janë sot këtu, ndoshta pse kanë frikë, ndoshta pse kanë turp dhe ne jemi të gjithë këtu t’ju themi s’ka nevojë të keni frikë ju jeni qytetarë të Shqipërisë”, u shpreh Fico për anëtarët e LGBTI-së.