Albspirit

Media/News/Publishing

Janusz Bugajski: Rusia do luftë mes Kosovës e Serbisë

Janusz Bugajski anëtari me i lartë në Qendrën për Analizën e Politikave Europiane në Washington, njohës i mirë i rrethanave politike në Ballkan, ka paralajmëruar se Rusia, për të shpërndarë influencën e saj do të donin të rifillonin një luftë në mes të Kosovës e Serbisë, ose në Bosnje, apo edhe në Maqedoni.

Bugajski në një intervistë për EWB, pohoi se rusët janë gati për këto gjëra, sepse duan ndaljen e zgjerimit të NATO-s në Ballkan.
“Kjo çfarë po bënë Rusia, s’është thjeshtë veç përzierje, vazhdimisht dëgjojë duke thënë ‘Rusia po përzihet’, është më shumë se përzierje kjo çfarë po bënë Rusia”, -pohoi Bugajski.
“Ata po përdorin këtë regjion për ta minuar fuqinë e Perëndimit, ta parandalojnë zgjerimin e NATO-s dhe BE-së. Mbase, në një pikë, ata do të donin të fillonin një luftë në Bosnje, Maqedoni, ose mes Kosovës e Serbisë, më mënyrë që ta tërheqin vëmendjen e NATO-s dhe kështu të injektohen vet ata si kujdestar të kësaj pjese”.
“Është sikur çuni me çakmak – ia vë vet flakën shtëpisë, pastaj kthehet si zjarrfikës. Në traditën e Rusisë është që t’i fillojë konfliktet dhe më pas të vije si ndërmjetës – për ta rritur rolin e vet në regjion”,- shpreh Bugajski.

Please follow and like us: