Albspirit

Media/News/Publishing

Në OKB do të duhej të paraqitet diskriminimi në Medvegjë, Bujanoc dhe Preshevë

Këshilli i Sigurimit  i OKB-së më 25 maj të këtij muaji do të mblidhet për të debatuar në New York

 

Në  OKB  do të duhej të paraqitet  diskriminimi në Medvegjë, Bujanoc dhe Preshevë

Mr. Sc. Refik HASANI

Aq shumë ka vështërsi për mbijetës Medvegja, Bujanoci dhe Presheva sa që nuk mjafton vetëm Prishtina, Tirana, e Beogradi me trajtimin e çështjesë së pazgjidhur të kësaj krahine shqiptare të mbetur padrejtësisht nën administrimin e Serbisë. Diplomati portugez z. Antonio GUTERRES, nga një janari 2017, ëshë zyrtarisht Sekretar i Përgjithshëm i OKB-ës në vend të z.Ban Ki Moon. Mbi të gjitha me një përvojë bukur të gjatë tani Sekretari i i Përgjithshëm i OKB-së z.Guterres, pasi ka shërbyer edhe si Komisioner i Lartë i Kombeve të Bashkuara për Refugjatët nga qershori 2005 deri në dhjetor 2015. Prandaj si njohës i rrethanava ndoshta edhe të zhvllimeve të tri komunave ia vlen t’i adresohemi. Janë së paku katër çështje fundamentale pse do të duhej t’i shkruajmë Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, por dhe të debatohet edhe në instanca më të lartë të organizatës së Kombeve të Bashkuara, si:
A. Shpallja, organizimi dhe mbajtja e referendimi të datës së 1 e 2 marsit të vitit 1992,
B. Lufta e armatosur në mesë të UÇPMB-ës dhe forcave të qeverisë së Republikës së Serbisë,
C. Arritja e marrëveshjes së Konçulit në vitin 2001, dhe
D. Vazhdimi i diskriminimit të shqiptarëve në këtë krahinë.

Përveç instancave dhe mekanizmave të BE-ës edhe OKB-ës do të duhej shkruarë për ruajtjen e bërthamës shqiptare në këtë rajon të trazuar. Duke e monitoruar këtë krahinë do të ketë infomacione nga dora e parë mbi të punësuarit në adiministratën komunale, kadastër, polici, gjyqësi, shëndetësi, respektimi i dy gjuhësisë si dhe emërtimi i institucioneve shkollore dhe publike, të rrugëve dhe shesheve. Duke mbajtur konsulta e takime bashkarisht kuvendi komunal i këshilltarëve shqiptarë të tri komunave me kryetar të komunave dhe kryesues do t’i rendisin pikat drejtuar OKB-ës. Miratimi i ndonjë rezulute dhe presioni nga BE-ja e veçmas nga OKB-ja do të detyronte Serbinë që të kthente lapidarin e UÇPMB-së të hequr dhunshëm më 20 janar 2013, në vendin që ishte dhe do të ndalte diskriminimin që është duke e ushtruar në të gjitha segmentet e jetës së kësaj krahine.

Please follow and like us: