Albspirit

Media/News/Publishing

Poezia e Rita Petros flet me gjuhën e trupit 

Eshtë gjithmonë e aftë të përbëjë lajm me artin e saj dhe kështu ka ndodhur edhe kësaj here. Në një bashkëpunim me koreografin Arian Sukniqi, poetja Rita Petro e ka bërë të flasë me gjuhën e trupit poezinë e saj, që edhe këtë radhë ka arritur të përkëdhelë dhe provokojë publikun.

Në një shfaqje të titulluar “Trokitje ferr a parjasë”, Sukniqi dhe Petro, në të dytin bashkëpunim kanë kombinuar dhe alternuar elementin e fjalës përmes zërit të aktorëve me muzikën dhe koreografinë, duke dhuruar një shfaqje që ka marrë duartrokitje të gjata në sallën e kishës orthodokse. Protagoniste te mbremjes kane edhe balerinet Edi Blloshmi dhe Kristina Bentz nga Opera Kombetare e Frances si dhe Altin Andon Koruti dhe Aretin Notis nga Opera Kombetare e Greqise.

Pasion, provokim dhe shumë elegancë, në një shfaqje që duket se dy bashkëpunëtorët do ta përsërisin në një tjetër formë, në një projekt të ri.

rita 1rita 2rita 5rita 3rits

Please follow and like us: