Albspirit

Media/News/Publishing

Takimi me amerikanin, Topalli refuzon të ulet bashkë me Bregun

Në axhendën e zyrtarit të lartë të Departamentit të Shtetit, Hoyt Brian Yee, janë parashikuar takimet me 4 deputetë të Partisë Demokratike, që kanë pasur rezerva mbi vendimin e opozitës, për të mos u bërë pjesë e zgjedhjeve të 18 Qershorit.
“Majlinda Bregu, Eduard Selami, Jozefina Topalli dhe Astrit Patozi janë 4 deputetët e kontaktuar nga ambasada për një takim me përfaqësuesin e Departamentit të Shtetit, një njohës shumë i mirë i politikës ballkanike” raporton Top Channel, që zbulon dhe mungesat e 2 prej të ftuarve.

Selami ndodhet në Shtetet e Bashkuara, ndërsa ish-nënkryetari demokrat Patozi nuk ka mohuar zërat për mospjesëmarrjen në takimin me zyrtarin e Departamentit të Shtetit.

Por veç dy mungesave, bien në sy diferencat mes Jozefina Topallit dhe Majlinda Bregut, që kanë detyruar ambasadën t’i ndajë takimet e Hoyt Brian Yee. Ka qenë këmbëngulja e Jozefina Topallit për të mos u ulur në të njëjtën tryezë me Majlinda Bregun, që detyroi ambasadën të ndryshojë formatin e takimit. “Dy deputetët demokratë nuk do të jenë së bashku, siç ishte parashikuar në fillim, por në takime veç e veç me zyrtarin e Departamentit të Shtetit, një tregues ky se Topalli dhe Bregu nuk kanë të njëjtën axhendë politike, edhe pse të dyja kundërshtojnë vendimin për mospjesëmarrjen e PD-së në zgjedhje”, raporton Top Channel.

Please follow and like us: