Yee: Do të njohim zgjedhjet edhe pa PD, fatkeqësi për ata që nuk hyjnë
Paaketa që u prezantua nga McAllister është një paketë e drejtë që mund të çojë drejt zgjidhjes, pavarësisht pjesëmarrjes së Partisë Demokratike në zgjehdje, ato çertifikohen si të rregullta nga OSBE, Shtetet e Bashkuara do t’i njohin” ka deklaruar Zëvendës/Ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit, Hoyt Brian Yee, gjatë takimit me gazetarët në Tiranë.
Diplomati amerian theksoi se bojkoti i zgjedhjeve nga demokratët dëmton Partinë Demorkatike dhe imazhin e vendit.
“Bojkoti nuk është një taktike fituese. Asnjë parti që ka bojkotuar nuk ka perfiruar. Nësë disa parti përjashtojnë veten, dëmtojnë veten, imazhin e vendit dhe investimet e huaja.
Është shumë e rëndësishme që zgjedhjet të bëhen. Zgjedhjet janë gjithmonë më të mira kur ka përfaqësim të gjere. Zgjidhja duhet të vijë nga lideret politike. Shpresojmë që do të ketë zgjedhje. Dhuna nuk ka vend në një vend demokratik. Duhet dialog mes palëve. Koha po skadon. Jemi optimistë”, tha Yee.
Zëvendës Ndihmës sekretari Yee, tha se SHBA do të mbëshetsë reformën në drejtësi pavarësisht se kush është opozitë apo kush është qeveri.