Albspirit

Media/News/Publishing

Berisha flet për vdekjen që e ka tronditur

Si një person që e ka veshur vet bluzën e bardhë të mjekut, ish-kryeministri Sali Berisha vlerëson se operacioni që ka kryer vajza 16-vjeçare që humbi jetën në Tiranë, nuk është i rëndë.

Ndaj sipas tij, gjithçka duhet të sqarohet nga ekspertiza shkencore për të hedhur dritë mbi shkaqet e vdekjes së Blerta Pepës, vajzës që u fut në operacion për dëmtimin e legamentit, dhe që përfundoi e pajetë në duart e mjekëve, sot, një orë pas mesnate në spitalin provat “Continental”. Përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, Berisha shpreh ngushëllimet për ngjarjen e rëndë që sipas tij ka prekur jo vetëm familjen, por mbarë shoqërinë.

“Vdekja e vajzes, 16 vjecares Blerta Pepa, gjate nje operacioni jo te rende, me ka prekur shume dhe ka shokuar mbare shoqerine. Pa ekspertizen shkencore nuk mund te dime shkakun e vertet te kasaj vdekje tragjike qe keputi jeten e ketij engjelli te talentuar dhe ka tronditur thelle jo vetem familjen e Blertes por mbare shoqerine tone. Le te shpresojme dhe te kerkojme qe sa me shpejte te sqarohet me vertetesi shkencore shkaku, rrethanat, pergjegjesite e kesaj vdekje tragjike. Me kete rast le t’i shprehim ne se bashku ngushellimet me te thella prinderve, vllezerve, te gjithe familjareve, shoqeve dhe shokeve te artistes se talentuar dhe te lutemi se bashku me ta qe shpirti i Blertes te gjeje paqen e merituar”, – shkruan Berisha.

Edhe pse hetimet vijojnë, në një deklaratë të spitalit privat, thuhet se vajza ndërroi jetë pas një komplikacioni të rëndë gjatë operacionit. Sëmundja quhet HIPERTEMIA MALIGNA.

“Ajo vjen si pasojë e një defekti genetik dhe që është e pamundur të zbulohet me anë të ekzaminimeve standarte apo të posaçme të kryera para operacionit”, – sqaronte spitali.

Please follow and like us: