Albspirit

Media/News/Publishing

Tragjike në Tiranë/ 15-vjeçarja vdes në sallën e operacionit, mjeku tenton vetëvrasjen

Një ngjarja tragjike ka ndodhur në Tiranë ditën e hënë. Një adoleshente ka vdekur teksa ishte duke iu nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale. Ngjarja e rëndë ndodhi në një spital privat në kryeqytet sipas burimevee të “Albspirit” në polici. Sipas të dhënave, pacientja me inicialet B.P. 15-vjeçe, ka gjetur vdekjen teksa ndodhej në sallën e operacionit. Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 01.00 të ditës së hënë. Por tragjedia mund të kishte qenë edhe më e amdhe. Mjeku anestezist tentoi vetëvrasjen pasi adoleshentja humbi jetën. Bëhet fjalë për mjekun 53-vjeçar me inicialet T.Zh. Ky i fundit, në gjendje të rëndë psikologjike pasi pacientja humbi jetën në duart e tij, ka injektuar në trup preparat anestezie. Sipas policisë, ky i fundit ndodhet në spital në gjendje të rëndë shëndetësore. Vdekja e 15-vjeçares dyshohet se ka ndodhur pas një gabimi njerëzor të mjekut anestezist sipas hetimeve paraprake. Kjo ishte edhe arsyeja që ai tentoi t’i japë fund jetës. Aktualsiht, prokuroria po kryen vepriemt hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes tragjike. Bëhet me dije se ëhstë sekuestruar kartela mjekësore e adoleshentes së ndjerë. Po ashtu trupi i është nënshtruar ekspertizës mjekoligjore, çka pritet të hedhë dritë mbi shkaqet e vdekjes së vajzës gjatë operacionit.

Please follow and like us: