Albspirit

Media/News/Publishing

Drejtori i Marrëdhënieve me Publikun në spitalin ”Continental”: Gazetarët më kërkuan para që ta fshihnin ngjarjen

Drejtori i Marrëdhënieve me Publikun në spitalin ”Continental”, Edian Gjoni, gazetar, deklaron se dje gjatë ngjarjes së rëndë ku pacientja Blerta Pepa ndërroi jetë, gazetarët i kanë kërkuar para për të fshehur ngjarjen.

”Jam i skandalizuar nga gazetaria e neveritshme qe po behet ne Shqiperi. E kisha degjuar por nuk kam dashur asnjehere qe ta besoj duke qene se une vete jam gazetar.

Kam komunikuar dje gjate gjithe dites me dhjetra kolege te cilët ishin të interesuar për ngjarjen në Spitalin Continental. Pjesa më e madhe e tyre, kërkonin para nga Spitali për të fshehur ngjarjen.

“Nese nuk na paguani ju, do te hedhin leke konkurentet tuaj qe ne t’ju sulmojme akoma me fort”. Tmerrrrrrrrrr.

Nje numer i madh portalesh te njohura dhe te panjohur qe jane ne kushtet e mbijeteses, ku per para jane gati te bejne gjithcka. Te krijojne legjenda urbane te cilat me pas edhe vete jane te prirur ti besojne. Te hedhin balte apo te denigrojne ke te duan, sa here te duan.

Pa fakte pa prova, per te helmuar njerezit, njerezit qe ushqehen me helm çdo dite dhe helm leshojne nga tastiera e nje kompjuteri apo telefoni smart phone.

Nje gazetari qe e ka humbur misionin fisnik ate te informimit. Por ka marre nje tjeter status te gjobvenies si te ishte nje bandë e mireorganizuar.

Gazetarë te televizioneve kombetare qe ende nuk e dine se nje lajm duhet te jete i balancuar. S’ka faj. Ai di të bëjë vetëm punën e ushtarit. Eshte pa mendim. Pa shtylle kurrizore. Pa emer. Pa personalitet. Gazetare te cilet nuk jane gazetare. Jam pa fjale!”, rrëfen Gjoni.

Dy ditë më parë ndërroi jetë gjatë operacionit të ligamentit të këmbës, 16-vjeçarja Blerta Pepa. Ndërkohë ka nisur procedimi penal për tre mjekët: Tefik Zhurda, Jovan Kosta dhe Meoibus Ult. Përfaqësuesit e spitalit reaguan dje nëpërmjet një deklarate.

Please follow and like us: