Kur Rexhep Qosja shkruante për Josip Broz Titon
Mediat kanë ribotuar një artikull të profesor Rexhep Qoses, ku ky i fundit i thurr elozhe liderit të ish-Jugosllavisë, Josip Broz Tito. Rexhep Qosja ka qenë një ithtar i titizmit dhe kjo dëshmohet në shkrimet e tij.
Shkrimi i Rexhep Qoses në vitin 1980 pas vdekjes së Titos në gazetën “Rilindja”
“Tito e ka udhëhequr dhe e ka sjellë deri në triumf përfundimtar Luftën Nacionalclirimtare të popujve të Jugosllavisë – ja një meritë e mjaftë historike për të gjitha kohërat.
Tito e ka udhëhequr dhe e ka sjell deri në triumf përfundimtar luftën që ka përmbysur monarkinë, duke i hapur rrugën ngadhnjimit të socializmit – ja një meritë tjetër e mjaftë për historinë.
Tito na ka udhëhequr shtigjeve të vetëqeverisjes socialiste, të barazisë, vëllazërimit e bashkimit, bashkëjetesës së kombeve dhe kombësive – ja një meritëtjetër e jashtëzakonshme historike.
Tito i ka prirë idesë së madhe që i reziston presionit të fuqive të mëdha e që sot njihet si ide e mosinkuadrimit – ja edhe një meritë tjetër, aq e madhe, aq vendimtare në historinë e përbotshme”.