Luana, xheloze për Marinën: Femrat të duan më shumë ty se mua
Në ditën e lindjes së “gjysmës së saj”, Luana Vjollca i ka bërë një dedikim të veçantë motrës Marina.Duke publikuar dy foto ku ndodhen bashkë në skenë, Luana shprehet se ndihet më e plotësuar kur ka motrën pranë.Megjithatë ajo shpreh edhe xhelozinë për faktin se femrat preferojnë më tepër motrën e saj:“Atëherë kur kënduam tek ky festivali fëmijëve nuk pranoja kurrsesi pa ty. Edhe sot kur jemi bashkë në skenë jam më e plotësuara, më e lumtura! Gëzuar Ditëlindjen Gjysma Ime!! @marina_vjollcaNjerëzit te njohin e të duan shumë e për këtë gëzoj pa masë (edhe pse jam pak xheloze që femrat të duan ty më shumë se mua) Por unë e di sa shumë akoma ke për t’i dhuruar publikut tënd ndaj mezi po pres të shoh gjithë shkëlqimin tënd. Të Dua”.