Maqedoni, SHBA pret formimin e shpejtë të qeverisë
Për Maqedoninë dhe qytetarët e saj është një gjë e mirë që procesi i formimit të qeverisë po ec përpara ka theksuar Michaela Schwarzer-Bloom, ushtruese e detyrës së shefit të misionit në Ambasadën e SHBA-së në Shkup.
“Për Maqedoninë dhe për njerëzit në Maqedoni është mirë që formimi i Qeverisë hyn në fazë të re dhe se së shpejti do të formohet qeveria e re. Presim që të bashkëpunojmë me Qeverinë e re, sapo të formohet, shpresojmë se kjo do të jetë shpejt. Maqedoninë e pret një punë e madhe dhe reformat urgjente, që të mund të avancohet në mënyrë të përshpejtuar në bashkësinë euroatlantike”, nënvizon deklarata e Schwarzer-Bloom e publikuar në web faqen e Ambasadës së SHBA-së në Shkup.
Please follow and like us: