Albspirit

Media/News/Publishing

Reporterja e mediave amerikane lë New York për Shqipërinë

Diskutohet shpesh për të rinjtë që pasi përfundojnë studimet jashtë vendit, refuzojnë të kthehen vendin e tyre, për tu investuar në karrierën e tyre, në një vend të huaj.

Kjo tingëllon si një e vërtetë pesimiste, por nuk është tamam kështu, për aq kohë sa ka të rinj që guxojnë ta thyejnë këtë mendësi.

I tillë është rasti i Rezarta Mataj, me origjinë nga Ballshi që ka vendosur të kthehet në Shqipëri pas 10 vitesh qëndrimi në New York të SHBA, ku ka studiuar Gazetari televizive dhe Shkenca Komunikimi.

Për Rezartën, ky vendim nuk është një  rastësi, por rezultat i bindjes që ka krijuar se në vendin e saj gjërat po ndryshojnë realisht.

Si një ish reportere në median amerikane, Rezarta shpreh habinë për situatën aktuale politike, duke e vënë theksin te pretendimi absurd sipas saj, që opozita shfaq për shtyrjen e zgjedhjeve.

“Ka njerez qe kanë prere bileta avioni paraprakisht per te ardhur ne Shqiperi per te votuar partine e tyre te preferuar. Une personalisht kam bere te njejten gje. Vota eshte e drejta e cdo qytetari, i cdo shteti demokratik dhe data e zgjedhjeve besoj se ka nje afat kohor te percaktuar me kushtetute.Keto zgjedhje jane shume te rendesishme per Shqiperine dhe reformat e rendesishme perpara, perfshire ketu reformen ne drejtesi qe eshte thelbesore.”-thotë ajo në intervistën e dhënë për Lexo.al.


Intervista e plotë për Lexo.al:

Rezarta, keni jetuar dhe studiuar për 10 vite në New York të SHBA dhe prej një jave jeni kthyer për të nisur një kapitull të ri në Shqipëri. Pse ky vendim?

Shume persona qe jetojne ne Neë York me mua, e kane konsideruar vendimin tim jo shume te llogjikshem por ndryshe nga ata une personalisht shikoj shume potencial tek Shqiperia dhe e ardhmja e saj. Dua te permend ketu punen e jashtezakonshme qe eshte bere ne kater vitet e fundit. Eshte hera e pare qe un ndihem shume komode dhe krenare te ftoj edhe shoqerine time amerikane te vizitojne Shqiperine dhe te ndihen te sigurte ketu.

Si një vajzë e re, e investuar në kulturën perëndimore, ku funksionojnë sisteme të tëra mundësish studimesh e punësimi në bazë merite, si e keni gjetur Shqipërinë në këtë aspekt?

Une mendoj se atje ku ka deshire per te bere gjera te mira, ku edhe qeveria ne pushtet si asnjeher me pare e jep shume mundesi studenteve qe jetojne dhe studiojne jashte, jam ndiere shume e mirepritur ne Shqiperi. Mendoj se Shqiperia ka mundesi shume te mira kur politika funksionon ne te mire te njerzve, gje te cilen e kam vene re tek kabineti i qeverise aktuale.

Vitet e fundit duket se janë promovuar përpjekje për të afruar të rinjtë ekselentë që studiojnë jashtë në administraten publike. E shihni këtë si një nismë reale dhe efikase?

Sic e permenda edhe me pare une ndjehem shume e mirepritur ketu si nje prej ketyre te rinjve qe ka studiuar jashte. Une mendoj se eshte nje nisme shume e mire dhe efikase sepse jo vetem qe motivon te rinjte te jene sa me afer vendit te tyre por edhe  sepse mund te sjellin nje fryme perendimore, gje e cila i sherben me se miri vendit tone. Qeveria aktuale kam vene re dhe jam informuar qe e ka bere kete gje me se miri, e kjo tregon  progres dhe modernizim, gjithashtu te lesh te kuptosh qe kemi te bejme me nje rilindje politike shume ndryshe nga politikat e vjeteruara te partive te tjera qe jane pjese e jetes politike ne vend.

Ju keni studiuar gazetari televizive dhe për një periudhë 7 mujore keni raportuar ngjarjet ne Senatin dhe Asamblenë e shtetit të New York për New York State watch website. Ku dallon politikë-bërja amerikane nga ajo që keni parë së fundmi në Shqipëri? Qoftë si proces, qoftë edhe në format e komunikimit me votuesit?

Ndryshimi me i madh, kryesor, eshte qe partite politike aty nuk tentojne te ndryshojne daten e zgjedhjeve sipas interesave te tyre politike sic ndodh rendom ketu ne Shqiperi. Madje rasti me i fresket eshte ai i djeshmi kur partia opozitare PD pretendon shtyrjen e dates se zgjedhjve. Ne cfare vendi demokratik ndodh kjo? Nuk eshte e drejte per qytetaret e vendit. Ka njerez qe kan prere bileta avioni paraprakisht per te ardhur ne Shqiperi per te votuar partine e tyre te preferuar. Une personalisht kam bere te njejten gje. Vota eshte e drejta e cdo qytetari, i cdo shteti demokratik dhe data e zgjedhjeve besoj se ka nje afat kohor te percaktuar me kushtetute. Qytetaret shqiptare nuk duhet kurrsesi te lejojne asnje parti politike qe per interesa te “liderave” te tyre te kerkojne ndryshimin e dates se zgjedhjeve. Amerika i ka zgjedhjet ne Nentor dhe kjo eshte fakt dhe nuk ndryshon sipas “orekseve” partiake.

Per sa i perket komunikimit me pelqen shume qe Kryeministri i vendit per te cilin kam shume simpati, si figure politike qe ka sjell ndryshime rrenjesore ne shume aspekte te politik-berjes ne Shqiperi, ka nje komunikim shume njerzor dhe te personalizuar me qytetaret shqiptare, qofte nepermjet rrjeteve sociale ku u pergjigjet pytjeve dhe shqetesimeve te tyre personalisht por edhe mesazhet qe ai percjell duke mos u fokusuar shume tek deshtimet e qeverive te kaluara por duke fokusuar gjithe energjine e kabinetit qeveritare ne ndertimin e nje shqiperie moderne, te sigurte edhe te rilindur.

Jeni larguar nga Shqipëria në 2007, vetëm 17 vjec, por keni mundur të jeni në koherencë me zhvillimet politike nga atëhere e sot. E parë nga distanca, me një sy të ftohtë, e painfluencuar nga mjedisi këtu, sa mendoni se ka ndryshuar mjedisi politik nga atëherë dhe sot?

Do them nje shprehje popullore te shkurter, “Si nata me diten” besoj se e keni te qarte mendimin tim per Shqiperine qe lashe dhe ate qe kam gjetur.

Si e perceptoni dallimin e Shqipërise nga e cila ju u larguat dhe asaj që po gjeni?

Sigurisht qe po. Te jem e sinqerte nuk do kthehesha kurre ne asnje periudhe tjeter politike ne Shqiperi pervecse tani. Eshte hera e pare qe ne nje kabinet qeveritar ka kaq shume femra ministre, kaq shume fytyra te reja , kaq shume permirsime te rendit dhe sigurise. Eshte bere goxha pune e mire ne promovimin e turizmit Shqiptar, si asnjehere me pare mediat online boterore po e rendisin Shqiperine si destinacionet e tyre te preferuara per tu vizituar.

Shqiperia eshte vend me potenciale te medha njerzore , ekologjike dhe poltike dhe mund te vazhdoje ne keto ritme zhvillimi dhe permisimi me ane te politikave dhe politikaneve me mentalitet perendimor dhe qe duan e mire e qytetarve te vet dhe jo me fytyra politike ky kryefjalen e politike-berjes se tyre kane interesat e veta personale.

Kthimi juaj në fakt përkon me zgjedhjet e afërta parlamentare në një moment delikat politik. I shihni zgjedhjet në18 Qershor si alternativë për ti kthyer politikës shqiptare një sens normaliteti dhe që Shqipëria të mund të ecë në rrugën e reformave dhe sfidave?

Po sigurisht. Dita e zgjedhjeve duhet te konsiderohet nga te gjithe qytetaret. Njerezit kan dhene jeten per te drejten e votes ne shume vende perendimore, perfshire Ameriken. Eshte privilegj te kesh te drejten e votes dhe zgjedhjet i shikoj si nje mundesi ekselente per te “gjykuar” punen e qeverise. Keto zgjedhje jane shume te rendesishme per Shqiperine dhe reformat e rendesishme perpara, perfshire ketu reformen ne drejtesi qe eshte thelbesore. Une kam shume besim tek rinia shqiptare qe eshte kaq e informuar tashme se cfare ndodh ne vendet e mirefillta demokratike. Do uroja shume sikur te gjithe te votonin ne 18 Qershor per Shqiperine qe ata duan, qe te gjithe duam. Per nje shqiperi me te rilindur se kurre. Duke hequr pjesen e shemtuar dhe egoiste te politike- berjes se disa opozitarve, une kam shume besim se Shqiptaret do bejne zgjedhjen e duhur per te ndihmuar Shqiperine te kaloje cdo sfide dhe per te celebruar cdo arritje dhe sukses.

Please follow and like us: