Albspirit

Media/News/Publishing

Shefi i republikanëve kërkon fakte për akuzat ndaj presidentit Trump

Shefi republikan i Dhomës së Përfaqësuesve, Paul Ryan kërkoi sot prova përballë akuzave kundër Donald Trump se po pengonte drejtësinë.

“Ne kemi nevojë për fakte”, deklaroi ai pas një mbledhje të grupit.

“Është e dukshme se disa presona përpiqen të dëmtojnë presidentin. Por, ne kemi një detyrim për të përmbushur misionin tonë të kontrollit, ciladoqoftë pala në pushtet në Shtëpinë e Bardhë”, theksoi ai.

“Kjo nënkupton, para se të dalim në një gjykim, që ne duhet të marrim të gjitha informacionet e mundshme”, deklaroi ai duke u mbështetur tek komisioni i Kongresit që po heton aferën shumë komplekse të ndërhyrjeve ruse në fushatën elektorale amerikane të vitit 2016.

Shumica e të zgjedhurve republikanë janë në të njëjtën linjë mendimi, duke refuzuar që të dënojnë menjëherë Donald Trump, pas akuzave se i ka kërkuar në shkurt James Comey, në atë kohë drejtor i FBI-së, të klasifikojë një hetim mbi Michael Flynn, ish-këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare që u prek nga afera ruse.

Please follow and like us: