Albspirit

Media/News/Publishing

Bregu: Me rëndësi që vota nuk do t’i mohohet askujt

Majlinda Bregu, zëri më kritik brenda Partisë Demokratike pas refuzimit fillestar të paketës McAllister, komentoi marrëveshjen e arritur mes Ramës e Bashës.

Ish-ministrja e Integrimit thotë se detajet teknike të marrëveshjes, për të janë të parëndësishme.

Reagimi i Majlinda Bregut:

Rëndësia e të sotmes është se Partia Demokratike do të marrë pjesë në zgjedhjet e 25 Qershorit.

Kjo është ajo që desha dhe për hir të kësaj nuk zgjodha heshtjen komode, por vendosa t’I them hapur ç’kisha.

Këtë deshën dhe për këtë u përpoqën të gjithë miqtë europianë e ata përtej oqeanit. Kjo është ajo për të cilën u investuan Partitë Popullore Europiane dhe këtë kishte bazë paketa e 25 Prillit e propozuar nga David McAllister.

Nëse do t’i kishim thënë PO, atij propozimi një muaj më parë, do t’i kishim kursyer vetes nerva, telendisje dhe paranojën e gjetjes së armikut të brendshëm e të jashtëm.

Do të kishim patur edhe dy muaj më shumë kohë për t’u organizuar për zgjedhjet.
Por më mirë vonë se kurrë. Rëndësi ka që Vota nuk do t’i mohohet askujt!

Një falenderim për të gjithë miqtë që u përpoqën të na ndihmonin me arsye, kur arsyeja e shëndoshë ishte ajo që na mungoi.

Please follow and like us: