Albspirit

Media/News/Publishing

Erdogan: Do të vazhdojë gjendja e jashtëzakonshme deri në normalizimin e plotë të situatës në Turqi

Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan sot deklaroi se nuk mund të pezullohet gjendja e jashtëzakonshme në Turqi, para se vendi plotësisht të vendoset në normalitet.

Gjendja e jashtëzakonshme në Turqi është vendosur pas tentativës për grusht shtet në korrik të vitit të kaluar.

Siç njofton agjencia Anadollu, Erdogani sot në Stamboll foli në mbledhjen e Këshillit të lartë konsulent të Shoqatës së industrialistëve dhe biznesmenëve turq, menjëherë pas kthimit të tyre nga SHBA-ja.

Presidenti në fjalim u përqendrua në serinë e pyetjeve, mes të cilave edhe për situatën e sigurisë në Turqi dhe zhvillimin e situatës në Siri.

“Nuk mund ta pezullojmë gjendjen e jashtëzakonshme, derisa nuk arrihet paqe dhe mirëqenie gjithkund”, theksoi Erdogan.

Ai theksoi se në SHBA ka thënë se Turqia nuk mund të jetë pjesë e operacionit për çlirimin e qytetit sirian Raka nga Shteti Islamik, para së gjithash, për shkak të pjesëmarrjes në ofensivën mbi qytetin e milicive kurde siriane – Forcat për mbrojtjen e popullit.

Please follow and like us: