Albspirit

Media/News/Publishing

Gjinushi: Marrëveshja ka një hile të madhe

Pas publikimit të detajeve të marrëveshjes Rama-Basha, aleatët më të vegjël të partive duket se janë të pakënaqyr nga ky pakt.

Në Top Story-n, Skënder Gjinushi u tregua i drejtpërdrejtë kundër marrëveshjes. Ai thotë se pakti shkel Kodin Zgjedhor.

“Nuk është zgjidhur juridikisht. Është një marrëveshje politike që shkel kodin dhe një hile e madhe politike, pasi nuk mund të përjashtohen koalicionet. Kjo është një e drejtë universale dhe këtu flitet për një lojë politike që nuk shkon. Unë nuk e di se me çfarë baze Presidenti do të shtyjë zgjedhjet me 1 javë”, u shpreh ai.

“Kjo marrëveshje, përveç futjes së opozitës, nuk përmirëson gjë në procesin zgjedhor. Kjo marrëveshje ka dëmin që i bëhet të vegjëlve dhe shitblerja. Refuzimi arbitrar i koalicionit tani, do të thotë që pragu bëhet tani 8 përqind, praktikisht vdes të gjitha partitë e vogla”, vijoi Gjinushi.

Please follow and like us: