LSI: Marrëveshja Rama-Basha është antikushtetuese
Kreu i LSI, Petrit Vasili deklaroi se paktin Rama-Basha e kishte njohur përmes mediave.
Sipas tij, kjo marrëveshje është e paqartë.
“Marrëveshja është e paqartë se edhe unë nga media jam njohur, po teknikë duhet të jenë (ministrat) se ashtu thonë”, – u shpreh Vasili në emisionin “Të paekspozuarit”.
Sipas LSI-së, bllokimi i koalicioneve nga marrëveshja Rama-Basha, është antikushtetues. Gjatë bisedës në studio, Petrit Vasili tha se askush nuk mund t’i ndalojë partitë të bëjnë koalicione parazgjedhore sepse ky është një vendim që bie në kundërshtim me Kushtetutën.
Në zgjedhjet e 25 qershorit të gjitha partitë do të hyjnë të vetme, pasi tashmë vendimi është marrë në KQZ dhe afatet nuk do të rihapen sërish.
Please follow and like us: