Manjani: Kundërshtarët e kryetarëve ngelen pa tekst. Veçanërisht pa fjalë janë analistët e gazetarët e palëve
Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka reaguar në lidhje me arritjen e marrëveshjes mes palëve politike.
Sipas tij kjo situatë krijoi precedentin e dorëzimit të ministrive të rëndësishme para zgjedhjeve. Po ashtu ai thotë se kjo marrëveshje largon nga skena politike Partitë e Vogla.
Kujtojmë se në marrëveshje nuk është e parashikuar që të ketë afate të reja për hyrjen e partive në zgjedhje si koalicione.
Pasojat..
Kjo marrëveshje e domosdoshme për zgjedhjet, krijoi disa efekte anësore:
- Vendosi një precedent, dorëzimin e ministrive të rëndësishme para zgjedhjeve.
- Largon nga skena politike partitë e vogla (të paktën në këto zgjedhje).
- Dëmtoi iluzionin e aleancave politike strategjike . Me aleatin që fiton zgjedhjet ndan shumë më pak sesa me kundërshtarin ( LSI si aleate ka vetëm 4 ministra, PD si kundërshtare ka 6 plus zv. Kryeministrin).
- Konfirmoi edhe njëherë se problemet politike nuk zgjidhen dot me gjyqe! Kolegji u çlirua nga presioni politik.
- Kundërshtarët e kryetarëve ngelen pa tekst. Veçanërisht pa fjalë janë analistët e gazetarët e palëve.
- Nxorri jashtë loje komplet, po komplet fare letrën e hapur të Hahn! Muri i BE me Shqipërinë është edhe më i madh.
- Krijon një premisë reale për bashkëqeverisje PS-PD sipas modelit gjerman.
- Opozitarizmi mund të marrë goditje.
Askush nuk duhet të pezmatohet nga kjo marrëveshje! Të paktën deri në përfundimin e zgjedhjeve.
Të gjithë po e kërkonim me ngulm!
Të shpresojmë në më të mirën!
Please follow and like us: