Albspirit

Media/News/Publishing

Pas marrëveshjes Rama-Basha zbulohet kur do të jetë data e zgjedhjeve

Kryeministri Edi Rama dhe kreu i opozitës Lulzim Basha arritën një marrëveshje sipas paketës “McAllister plus”. Ata të dy dhanë pak detaje nga marrëveshja e cila do të finalizohet në orët në vijim, por lapsi.al ka mësuar disa detaje nga kjo dakordësi.
E para dhe më e rëndësishmja është data e zgjedhjeve. Burime të rezervuara pranë të dy kampeve thanë se 18 qershori është rrëzuar pavarësisht se kryeministri Edi Rama i ka qëndruar fort deri në fund. Sipas te njejtave burime çeshtja e dates se zgjedhjeve ka qene nga me te veshtirat per tu negociuar. Fillimisht Rama ka mbështetur një shtyrje me vetëm 2 javë, pra deri në fund të qershorit, por më pas ka lëshuar sërish.
Paketa McAllister parashikon që zgjedhjet të mbahen në 16 korrik. Rama ka pranuar fillimisht 2 korrikun, por më pas ka rënë dakord t’i jepte edhe një javë më shumë opozitës. Perfundimisht Rama dhe Basha thuhet se kanë rënë dakord paraprakisht që shqiptarët të shkojnë te qendrat e votimin në 9 korrik, por kjo nuk eshte perfundimtare. Nuk dihet nga cila kërkesë është tërhequr Basha që Rama pranoi të lërë 18 qershorin.
Burimet e lapsi.al thanë se edhe ligji elektoral mund të pësojë ndryshime.

Please follow and like us: