Albspirit

Media/News/Publishing

Protestuesit lënë çadrën, nis çmontimi

“Ky ishte turni i fundit”, kështu tha kreu i opozitës Lulzim Basha në daljen e tij të pa paralajmëruar dhe në fjalimin që duket të jetë i fundit brenda çadrës së ngritur para Kryeministrisë.

Pasi Basha mbajti fjalimin e tij, protestuesit e kanë shoqëruar atë deri tek selia e Partisë Demokratike.

“Ky ishte turni i fundit te çadra e lirisë dhe sonte, teksa ju qëndrestar të pamposhtur të lirisë dhe Republikës së re, niseni në shtëpitë tuaja. Ju merrni me vete mesazhin historik të kësaj çadre, populli i bashkuar fiton gjithmonë. Ta shëndërrojmë Shqipërinë në sheshin dhe çadrën e lirisë, infektojeni Shqipërinë kurajon, me besimin dhe optimizmin tuaj.”, ishin fjalët e kreut të opozitës.

Kështu fill pas 90 ditësh, çadra e opozitës duket të jetë mbyllur zyrtarisht pasi ka nisur edhe çmontimi i saj.

Please follow and like us: