Punë sezonale në SHBA për studentë; rregullat si të aplikoni
Një lajm i mirë vjen nga ambasada Amerika në Tiranë për studentet shqiptarë që duan që të gjejnë një punë sezonale në SHBA.
Aplikimi për programin veror të punësimit 2017 do të fillojë në 1 mars 2017. Në vitet e mëparshme, nxënësit shqiptarë kanë udhëtuar në qytete të ndryshme në të gjithë Shtetet e Bashkuara, ku ata përjetuan kulturën Amerikane me anë të Programit Veror të Punësimit. Ata nga ana tjetër ndanë kulturën dhe gjuhën e tyre me komunitetet pritëse dhe dhanë një përvojë reciprokisht të dobishme ndër-kulturore në këmbim.
Ambasada e SHBA-së bën publike edhe kriteret që aplikantët duhet të përmbushin:
Ata duhet të jenë studentë me kohë të plotë në një universitet të akredituar së fundmi, të cilët kanë përfunduar të paktën një semestër të vitit të parë të universitetit.
Duhet të zotërojnë mirë gjuhën Angleze, dhe të kenë rezultate të mira shkollore.
Çdo student, duhet të jetë i aftë të demostrojë se ai/ajo do të kthehet në Shqipëri në përfundim të programit. Studentët e vitit të fundit, mund të aplikojnë, por ata mund të kenë më shumë vështirësi për të dhënë prova të lidhjeve të mjaftueshme me Shqipërinë. Për ata që kanë ndjekur më pak se një vit universitet, koha e studimeve, mund të mos konsiderohet një investim i konsiderueshëm në shkollim aq sa të krijojë lidhje me Shqipërinë.
Ata duhet të kenë një vend pune të konfirmuar në Shtetet e Bashkuara, në kohën e intervistës.
Studentët me kohë të pjesshme, me korespondencë, ashtu si edhe ata që ndjekin shkolla profesionale, ata që mësojnë në distancë, dhe shkolla të mesme për të rritur, nuk kualifikohen për Programin Veror të Punësimit.
Ambasada njofton se nuk mund të miratojë vizat e Programin Veror të Punësimit për studentët që nuk marrin pjesë në një institucion plotësisht i akredituar. Studentët që ndjekin programet e akredituara brenda institucioneve të pa akredituar nuk do të pranohen. Ambasada nuk mund të miratojë çdo aplikim që nuk i plotësojnë kriteret e mësipërme