Albspirit

Media/News/Publishing

Vlahutin: Urime për marrëveshjen për zgjedhje të lira

 

 

Pas misionit të OSBE, që shprehte mbështetjen për arritjen e marrëveshjes mes palëve, ka reaguar edhe Ambasadorja e Bashkimit Europian në Tiranë, Romana Vlahutin, e cila e ka përshëndetur sot këtë marrëveshje që arritën palët politike, duke mbështetur 100 % paketën ‘McAllister+’.

Me anë të një postimi në ‘Twitter’ Bashkimi Europian uron qeverinë për marrëveshjen, për të siguruar kështu zgjedhjet e lira dhe të ndershme.

“Urime për marrëveshjen e arritur për zgjedhje të lira e të ndershme, ne interesin e të gjithë qytetareve shqiptare”, thuhet në një postim në Twitter nga zyra e BE.

Please follow and like us: