Albspirit

Media/News/Publishing

Arthur Schopenhauer: Ai që shkruan për budallenjtë, audiencën e lartë e ka të sigurtë

Arthur Schopenhauer (22 shkurt, 1788 – 21 shtator, 1860) ishte filozof gjerman i njohur për pesimizmin e tij atheist dhe qartësinë filozofike. Në moshën 25 vjeçare botoi disertacionin e doktoraturës, On the Fourfold Root of the Principle of Sufficient Reason, e cila ekzaminoi pyetjen themelore: A mundet arsyeja, e vetme, të japë përgjigjje mbi botën. Punimi më me ndikim nga Schopenhauer, “Bota si Vullnet dhe Përfaqësim” theksoi rolin e motivimit themelor të njeriut, që Schopenhaueri e quan vullnet. Analiza e Schopenhauerit mbi vullnetin e çoi atë në përfundimin se dëshirat emocionale, fizike, dhe seksuale nuk mund të përmbushem kurrë. Si pasojë, Schopenhauer favorizoi një jetesë duke mohuar dëshirat njerëzore, ngjashëm me mësimet e Budizmit dheVedantas.

Duke vijuar nga idealizmi i Immanuel Kant, Shopenhauer refuzoi filozofitë bashkëkohore post-Kantiane të idealizmit gjerman. Shopenhauer ishte ndër mendimtarët e parë të filozofisë perëndimore që ndau dhe afirmoi parimet e rëndësishme të filozofisë lindore (p.sh asketizmi, bota si aparencë), pasi kishte arritur në konkluzione të ngjashme si rezultat i punës së tij filozofike. Edhe pse puna e tij nuk pati vëmendjen e merituar gjatë jetës së tij, impakti pas vdekjes së Shopenhauer preku disiplina të ndryshme, duke përfshirë filozofinë, letërsinë dhe shkencën. Analiza metafizike e Schopenhauerit mbi vullnetin, pikëpamjet e tij mbi motivimin dhe dëshirat njerëzore dhe stili i shkrimit aforistik ndikoi te shumë mendimtarë të njohur, përfshirë Nietzsche, Wagner, Wittgenstein, Schrödinger, Einstein, Freud dhe Kraus.

Please follow and like us: