Sadik Bejko: ISH – KOMUNISTËT, DEMOKRATË
Bëj sikur harroj…
(kam etje, sikur s’më pihet ujë)
kur më ftojnë mes tyre…
Sikur nuk e shoh,
sa zemërgjerë, sa të hollë
e me stil të lartësuar,
na qenkan ishët, profesoret.
sekretaret
tani demokratë të klonuar.
Lojë kjo me pak symbyllje,
me ciklopë e krokodilë të zbutur
rrugëve tona
jo me qenie prej përralle..
Gjurmë të fshira a gjumë i shtirur,
thurur qark me gardh amnezie,
lojë kjo…. ëndërr kjo.. teatër kukllash
a prej së vërteti.
Tashmë i moshuar
nuk dua më ”luftën’,
luftën, ngrënsen e jetës…
dhe ishët janë shumë të sjellshëm
në demokratët të filtruar
veç mos t’u shash Marksiin, se… nuk të falin.
Në qenef Marksi,
ka një kufi,
tjetërkush duhet tmë kërkojë falje..
Në e mbyll një sy, nese bëj sikur,
A hiqem anash, krimet… nuk i harroj
dhe nuk i fal.