Bardhyl Ukcama: Faleminderit SHBA
Mirenjohje per zëvendësndihmës sekretarin amerikan të Shtetit për Çështjet e Europës dhe Euroazisë, përgjegjës për marrëdhëniet e Amerikës me vendet e Europës Qendrore dhe Juglindore, Hoyt Brian Yee. I dha jete duke i kryer nje sherbim shume te madh faktorit shqiptar ne Ballkan. Ne Shqiperi u nenshkrua nje pakt i dobishem midis dy forcave politike per zgjedhjet, reformen ne drejtesi dhe stabilitetin e vendit.
Ne Kosove i jepet zgjidhje bllokades politike dhe projektohet Kryeminister nje nga figurat me pozitive te botes shqiptare Ramush Haradinaj. Ne Maqedoni, shqiptaret fuqizojne pozicionin e tyre politik duke bashkeqeverisur me ish opoziten dhe kryesuar edhe Parlamentin. Ne Mal te Zi, shqiptaret ia arriten te ndikojne ne orientimin euro-atlantik te Republikes, por edhe te krijojne komunen e Tuzit. Te gjitha keto arritje fale kujdesit dhe vendosmerise se komunitetit prendimor. Mirenjohje per ambasadorët e SHBA në Ballkan. Pra, nga te gjithe shqiptaret sot ka vetem nje fjale, Faleminderit SHBA.