Albspirit

Media/News/Publishing

Flet zëdhënësja e PD: Ministrat tanë do jenë thjesht monitorues

Zëdhënësja e PD, Ina Zhupa dhe se marrëveshja mes kreut të PD Lulzim Basha dhe kryeministrit Edi Rama është një garanci për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Në studion e lajmeve në Ora News, Zhupa tha se ministrat apo drejtorët që do të propozohën nga demokratët nuk do të kenë pushtet, por do monitorojnë.

Zhupa: Në thelb marrëveshja mes zotit Basha dhe zotit Rama nuk është asgjë më shumë sesa garanci për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Këto institucione, këto ministri, agjenci  nuk janë pushtet, por garanci për të monitoruar për zgjedhjet e lira dhe të ndershme, zbatimin e ligjit të dekriminalizimit, luftën kundër drogës, paratë e drogës e të krimit, të inkriminuarit, futjen e administratës në proceset zgjedhore dhe besoj se kjo marrëveshje ka arritur t’i japë disa garanci opozitës që përmbushin misionin e kauzës për votën e lirë dhe të ndershme. Duhet parë si do implementohet, duhen parë problematikat, shpresoj që mos ndodhin, që të jetë vullneti i palëve për ta çuar deri në fund këtë marrëveshje,  por deri tani marrëveshja përfaqëson garanci për zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe besoj se është një fitore e qytetarëve që skarifikuan dhe e opozitës që i qëndroi në ballë të kësaj beteje bashkë me Bashën për të kërkuar zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Zëdhënësja e PD përgësoi faktin që dy kundërshtarë u takuam dhe krijuan hapësira për marrëveshje.

Zhupa: Fakti është për t’u përgëzuar, mendoj që politika shqiptarët duhet të ketë më shumë hapësirë për kompromis, për marrëveshje, për një gjuhë më të ulët në kuptimin jo një gjuhë me tone të larta, por një gjuhë që përfshin edhe qytetarin. Mendoj se marrëveshja mund të ishte bërë edhe më parë, mund të ishte shtyrë edhe më prapa, por momenti që u arrit është një moment i rëndësishëm sepse në ishin në prag të zgjidhjeve që do të ishin farse.

Zhupa nuk dha emra për listat e kandidatëve për deputet, por tha se 35% e tyre do të jenë të rinj.

Zhupa: 35% e listës do të jenë të rinj, sepse ky është një premtim që zoti Basha e ka bërë edhe më parë, por  nëse kërkoni emra, emrat do ti marrim vesh pasi forumet e PD të vendosin se kush janë përfaqësuesit që do shkojnë në fushatë nën siglën e PD.

Please follow and like us: