Albspirit

Media/News/Publishing

Modelja shqiptare e engjëjve të Victoria’s Secret

Modelja shqiptare me famë botërore, Tika Camaj Ivezaj, ka publikuar një fotografi në rrjetet sociale, në të cilën shfaqet e gjitha e zhveshur.

Bukuroshja, e cila ka mbi 371 mijë ndjekës në Instagram, ka guxuar që ta vë në pah fizikun e saj patëmetë, duke marrë mijëra pëlqime nga fansat. Tika ka lindur në Shqipëri në vitin 1986, ndërsa sot është njëra prej modeleve më të vlerësuara në botë.

Ajo është përfaqësuesja e parë shqiptare në shtëpinë e modës Victoria’s Secret, ndërsa krahas kësaj, karrierën e modelimit e ka bërë duke pozuar edhe për revistat me nam, siClear, Zinc, Hour, Style e Shape.

Në vitin 2009, Tika ishte njëra prej pesë modeleve që ishin në konkurrim për t’u bërë engjëj të Victoria’s Secret, mirëpo u eliminua në gjysmëfinale.

Ëndrrën e saj po e realizon në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ndërsa krahas modelimit ka edhe rripin e zi në ‘taekwondo’, i pëlqejnë filmat e animuar dhe filmat e bazuar në ngjarje të vërtetë.

Please follow and like us: