Albspirit

Media/News/Publishing

Perandori japonez abdikon nga froni, pritet të largohet në fund të vitit të ardhshëm

Qeveria japoneze i ka lejuar perandorit Hirohito të abdikojë dhe t’i lë pozitën e princit të kurorës Naruhito, i cili do të jetë familjari i 126-të që vihet në fron.

Kjo është hera e parë në dy shekuj, që në këtë vend monarku po kërkon të largohet nga detyra, andaj është detyruar të bëhet një shqyrtim shtetëror, transmeton Telegrafi.

Kërkesa për largim është bërë gjatë vitit të kaluar nga vet perandori, pasi mosha që ka mund ta ndalojnë që të kryejë të gjitha detyrat që ka.

Pas kryerjes së të gjitha procedurave dhe formaliteteve, ai mund të largohet nga froni në fund të vitit të ardhshëm.

Please follow and like us: