Rouhani fiton mandatin e dytë si Presidenti i Iranit
Presidenti i Iranit, Hassan Rouhani, ka fituar një mandat të dytë në detyrë, ka njoftuar televizioni shtetëror i vendit.Ai ka marrë me shumë se rreth 40 milion vota të hedhura, raporton “BBC”.
Rouhani, i cili ra dakord për një marrëveshje me fuqitë botërore për të kufizuar programin bërthamor të Iranit, do të shmangte kështu një balotazh të dytë.
”Rouhani, 68-vjeç, fitoi 58 për qind të votave, pas numërimit të pothuajse 100 për qind të tyre”, theksoi ministria e brendshme iraniane. Presidenti Hasan Rouhani fitoi përballë kundërshtarit konservator, Ebrahim Raissi.
Kjo fitore do t’i lejojë klerikut të moderuar të vazhdojë politikën e hapjes ndaj botës, e faktuar edhe me marrëveshjen historike bërthamore me fuqitë e mëdha, në korrik të vitit 2015.