ATDHEU THËRRET DALZOTËS KALORËSIT E LIRISË
Azgan HAKLAJ
Ka pak kohë që legjenda e gjallë e shqiptarëve, kalorësi i lirisë, Ramush Haradinaj, u kthye në Kosovë triumfalisht nga Franca e De Golit. Ai qendroj disa muaj atje në Atdheun e lirisë së kombeve, peng si Prometeu për llogari të Serbisë shoviniste, ekspansioniste e filoruse, si dorëzanë i Atdheut të Tij, i luftës së drejtë dhe heroike të UÇK-së dhe i kauzës së shenjtë e të shtrenjtë kombëtare .
Kapedani Haradinaj, së bashku me komandantet e tjerë të luftës dhe fitores, kanë zbritur në një fushëbetejë po aq të rëndësishme e jetike për fatet e Kosovës e të Kombit, siç ishte beteja për çlirimin nga Serbia.
Beteja elektorale në Kosovë tashmë ka përballë kualicionin e Lirisë
AAK-PDK-Nisma dhe taborret e fundit në Kosovë e Ballkan të idhtarëve të Jugosllavisë titiste të prirë nga binomi Mustafa-Pacolli.
E thanë më qartë Europianistet e nacionalistët modern Haradinaj -Veseli-Limaj përballë vasalëve titistë serbianë Mustafa-Pacolli.
Aleanca Haradinaj-Veseli-Limaj është krejt e natyrshme. Ata janë protagonistet e mëdhenj të betejës e fitores për një Kosovë të lirë.
Ky koalicion i lirisë zbret në betejën elektorale me dy armë të kalibrit të randë, të cilat kundërshtarët e tyre nuk i kanë. Janë komandantë, strategë e fitimtarë të luftës çlirimtare të Kosovës, realizues të ëndrrës 600 vjeçare për liri. Ata i zhveshen parzmoret e randa të luftëtarëve në momentin historik të Kosovës dhe veshën kostumet e politikanëve për të ndërtuar në Kosovë një shtet demokratik në themel të të cilit janë gjaku i derdhur për liri, vlerat Kombëtare e Evropiane.
Ramush Haradinej është një piramidë madhështore e Atdheut tonë, siç ishte Oso Kuka në Vraninë, Preng Cali në Vermosh, Isa Boletini në Mitrovicë, apo gjeneral Telini, i cili vuni me drejtësi e ndershmëri kufijtë jugorë të Atdheut tonë në vitin 1913 dhe u vra nga fashistët grekë, sepse i doli zot në tē drejtën e tij një kombi tē vogël e fisnik Shqipërisë tonë tē shtrenjtë.
Haradinaj dha dorëheqjen si kryeministër e shkoj në Hagë si dorëzanë, si dalzotës i luftës sē shenjtë të UÇK-së dhe kauzës së Kombit tonë.
Nuk lejoj Demarkacionin dhe nuk pranoj shitjen e trojeve shqiptare për përfitime utilitare politike e privilegje personale.
Nuk lejoj Zajednicën e Prilluzhen që do t’i shërbenin Serbisē si gozhda e Nastradinit.
Koalicioni AAK-PDK-Nisma i bëri një shërbim të madh Kombit Shqiptar. Ai i parapriu marrëveshjes Basha-Rama duke i garantuar aleatët tanë të medhenj se shqiptarët kanë më të shtenjtē se pushtetin Atdheun dhe se dinë të jenë faktor stabiliteti në Ballkan.