Albspirit

Media/News/Publishing

Emrat e zv/kryeministrit dhe 6 ministrave teknikë

Kryeministri Edi Rama dhe kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha kanë zhvilluar një takim në Pallatin e Kongreseve përreth 40 minuta. Temë kryesore besohet të jenë emrat e 6 ministrave teknikë që do të miratohen në seancën e së hënës së Kuvendit. Pas takimit, janë zbardhur emrat e zv/kryeministrit dhe ministrave teknikë që ka propozuar Partia Demokratike.

Emrat e ministrave të rinj 

  1. Zv/kryeministre Ledina Mandia.
  2. Ministër i Brendshëm, Dritan Demiraj
  3. Ministër i Financave, Helda Vukaj
  4. Ministër i Drejtësisë, Gazmend Bardhi
  5. Ministre e Arsimit, Mirela Karabino
  6. Ministër i Shëndetësisë, Arben Beqiraj
  7. Ministre e Mirëqenies Sociale, Xhulieta Kërtusha

Burime të medias bëjnë me dije se Avokate e Popullit do të jetë Erinda Ballanca. Ndërkohë, në postin e kryetarit të KQZ do të jetë Klement Zguri anëtar prej vitesh i këtij komisioni. Emrat kanë marrë dakordësinë edhe nga kryeministri Edi Rama. Emrat e ministrave vijnë si propozim i Partisë Demokratike, ndërsa emërimi i tyre do të bëhet me konsensus. Kryeministri Rama ishte i shoqëruar nga sekretari i Përgjithshëm i Kryeministrisë Engjëll Agaçi, ndërsa kryetari i PD-së i shoqëruar nga deputeti Oerd Bylykbashi. Takimi ka zgjatur disa minuta dhe asnjëra palë nuk ka preferuar të bëjë ndonjë koment për mediat.

Please follow and like us: