Albspirit

Media/News/Publishing

Kush janë zv/kryeministri dhe ministrat e rinj teknikë?

Ledina Mandia do të jetë zëvendëskryeministre teknike e qeverisë Rama. Ajo është propozuar nga Lulzim Basha, si pjesë e marrëveshjes mes tij dhe kryeministrit Rama. Zonja Mandia ka qenë avokate e shtetit nën qeverinë Berisha. Me profesion juriste, ajo ka qenë edhe një ndër propozimet për Këshillin Drejtues të RTSH.

Ministër i Brendshëm do të jetë Dritan Demiraj. Ai ka qenë Komandant i Forcave Speciale të Ushtrisë (komando). Ka 24 madalje në ushtri dhe në sport. Trajnues i misioneve paqëruajtëse “Eagle”. është nderuar me dekoratën “Nderi i Kombit”. Por u shkarkua nga detyra në dhjetor të vitit 2014 pas ardhjes së Partisë Socialiste në Pushtet, pas 31 vitesh kontribut në FA.

Helga Vukaj do të jetë Ministre e Financave. Me titulli Profesore e Asociuar, ajo ka mbajtur detyrën e Drejtoreshës së Përgjithshme në KLSH.  Lindur më 1978. Diplomuar në Jurisprudencë(2000). Doktor i Shkencave Juridike. 10 vite eksperience pune. Juriste në Presidencë, Drejtor Drejtorie në Ministri të Brendeshme, zv drejtor i Përgjithshëm në Agjensinë e Kthimit dhe Kompesimit te pronave, 2 vitet e
fundit në KLSH si Drejtoreshë e Përgjithshme. Fusha e ekspertizës: Juris-Prudenca (pronat e paluajtshme).

Gazmend Bardhi do të drejtojë Ministrinë e Drejtësisë. Ai është me profesion jurist dhe ka shërbyer si ekspert ligjor në Partinë Demokratike, veçanërisht gjatë hartimit të Reformës në Drejtësi.

Mirela Karabino do të jetë Ministre e Arsimit. Ajo është lektore në Fakultetin e Shkencave Sociale, në Universitetin e Tiranës.

Arben Beqiri do të drejtojë Ministrinë e Shëndetësisë. Ai është me profesion Kirurg, Gastrohepatolog. Ka mbajtur postin e zv/rektorit të Universitetit të Shëndetësisë dhe për më shumë se 20 vjet ka qenë pedadog i kirurgjisë në Fakultetin e Mjekësisë. është i njohur për përdorimin e teknikave të reja kirurgjikale kryesisht në fushën endoskopike dhe laparaskopike. I vetmi kirurg shqiptar që u shpall fitues i bursës Fulbright në National Naval Medical Center ëashington DC dhe i vetmi mjek shqiptar anëtar i American Society of Gastrointestinal Endoscopy, i njohur në literaturën ndërkombëtare për kontributin në kërkim shkencor të teknikës së përdorur prej tij në vitin 1997 për endoskopi gastrointestinale.

Xhulieta Kërtusha do të drejtojë Mirëqënien Sociale. Ajo rezulton të ketë mbajtur detyrën e kreut të njësisë së blerjes së energjisë dhe zhvillimit të tregut rajonal në CEZ.

Image result for xhulieta kertusha

Please follow and like us: